sport

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë (VIDEO)

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të grupeve.

Ashtu siç parashikohej, kjo ka qenë një ndeshje intensive dhe plot emocione.

Të lidhura

None found

Xherdan Shaqiri ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të me një goditje potente, ku ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët që e ndiqnin në mbarë botën.

Festa nuk zgjati shumë pasi Serbia barazoi në minutën e 26-të nga një goditje me kokë të Mitrovic. Por, akoma edhe më keq, Serbia përmbys rezultatin në minutën e 35-të me anë të Vlahovic.

Pranë përfundimit të pjesës së parë, konkretisht në minutën e 44-të, Embolo shënon golin e barazimit duke i dërguar të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2.

Pjesa e dytë nisi në favor të Zvicrës, ku në minutën e 48-të, Vargas asiston për Freuler dhe nuk gabon përballë portës duke përmbysur shifrat. Më pas, rastet ishin të shumta dhe tepër intensive, ku madje Xhaka u përplas veerbalisht edhe me lojtarët e Serbisë të cilët ndodheshin në pankinë.

Me këtë fitore, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë në grup me kuotën e 6 pikëve, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Katar 2022 të cilët do të gjejnë Portugalinë e Cristiano Ronaldos./ h.ll/albeu.com

2-3

44′ 2 – 2 Breel Embolo Assist: S. Widmer

35′ 2 – 1 Dušan Vlahović

26′ 1 – 1 Aleksandar Mitrović Assist: D. Tadić

20′ 0 – 1 Xherdan Shaqiri Assist: D. Sow

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago