Më pak se dy muaj kanë mbetur deri në Kampionatin Evropian në Gjermani , dhe kjo periudhë është më e bukura për koleksionistët e figurave të futbollit.
Gjegjësisht, albumi për Kampionatin Evropian është lansuar së fundi, dhe risia është se nuk prodhohet më nga ikonikja Panini, por nga amerikanët Topps, shkruan mediumi kroat “24sata.hr“.
None found
Ardian Ismajli, futbollist i Empolit dhe përfaqësues i Shqipërisë, në foton e tij shfaq shqiponjën dykrenare, simbolin e vendit tonë, e cila tërboi tifozët dhe mediumet serbe. Topps e përfshiu atë foto në album.
“Provokoim i turpshëm! Shqiptari ka treguar simbolin e “Shqipërisë së Madhe” në fotot që shiten edhe në Serbi”, ka shkruar mediumi serb Informer, e në shok është edhe Blic.
Ismajli luajti në Hajduk nga viti 2016 deri në vitin 2020, kur shkoi në Spezia për të gjitha milionat euro dhe një vit më vonë u vendos në Empoli, ku performon edhe sot.
Ai është anëtar standard i kombëtares shqiptare, për të cilën ka grumbulluar 36 ndeshje dhe këtë numër do ta pasurojë edhe më tej në kompeticionin e parë të madh me kombëtaren.
Kujtojmë se Shqipëria është vendosur në grup me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë.
Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…
Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…
Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…
Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…