Shqipëria ka siguruar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj San Marinos, duke marrë tri pikët pas një përballjeje të vendosur vetëm në minutat shtesë.
None found
Edhe pse konsiderohej favorite e padiskutueshme, Kombëtarja shqiptare triumfoi me rezultatin 2-1.
Avantazhi i kuqezinjve erdhi pas 11 minutash lojë, kur Kristjan Asllani realizoi një gol të shkëlqyer nga distanca.
Pas golit, Shqipëria ndërtoi disa aksione të rrezikshme, por Rey Manaj nuk arriti t’i konkretizonte.
Edhe San Marino pati një mundësi të mirë shënimi, por Dajsinani reagoi me një pritje të bukur dhe i mohoi golin kundërshtarit.
Miqtë befasuan në minutën e 66-të, kur Lazzari, pas asistimit të Capiicchionit, vendosi baraspeshën.
Pas këtij momenti, Shqipëria u hodh në sulm dhe krijoi rast pas rasti, por finalizimi mungoi.
Fitoren e vendosi sërish Asllani, i cili në minutën 90+3’ shënoi nga pika e bardhë, pasi një mbrojtës i San Marinos preku topin me dorë brenda zonës.
Me këtë sukses, Shqipëria merr kreun e grupit 1 në Ligën C të Ligës së Kombeve, me nëntë pikë. Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga shtatë pikë, ndërsa San Marino mbetet pa pikë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…