sport

Shqipëria pret Anglinë, tregu i zi gllabëron biletat si ndaj Serbisë

Shqipëria po hyn në javët vendimtare të eliminatoreve, ku kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e fundit në grup që do të përcaktojnë fatin e tyre në rrugëtimin drejt “Botërorit”.

Fillimisht, më 13 nëntor, skuadra e trajnerit Sylvinho do të përballet në transfertë me Andorrën, ndërsa tre ditë më vonë, më 16 nëntor, do të zhvillohet sfida më e shumëpritur — ajo ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”.

Të lidhura

None found

Interesimi i tifozëve për këtë përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Mbi 100 mijë tifozë kanë aplikuar për bileta, sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, ndërsa çdo tifoz ka pasur të drejtën të aplikojë deri në katër bileta. Për shkak të kërkesës së madhe, Federata vendosi që shpërndarja të bëhej përmes një shorteu elektronik, i cili përcaktoi fituesit e mundshëm. Kjo mënyrë ndarjeje, megjithatë, ka sjellë shumë pakënaqësi dhe polemika në opinionin sportiv.

TREGU I ZI — Ashtu si në ndeshjet e fundit të Kombëtares, edhe këtë herë tregu i zi për biletat po lulëzon me ritme të frikshme. Shumë persona kanë aplikuar për bileta jo për të qenë pjesë e tribunave, por për t’i rishitur ato me çmime të larta. Në rrjetet sociale janë shfaqur dhjetëra postime që ofrojnë bileta për ndeshjen ndaj Anglisë, madje edhe nga agjenci turistike që përfitojnë nga kërkesa e madhe. Çmimet e biletave nga FSHF ishin të kripura që në nisje, por në tregun e zi ato po shiten me tre ose katërfishin e vlerës zyrtare. Një biletë që zyrtarisht kushton 2500 lekë, në internet po ofrohet deri në 10.000 lekë.

Ky fenomen ka privuar shumë tifozë të Kombëtares që e kanë ndjekur në çdo stadium, brenda dhe jashtë vendit, nga mundësia për të qenë pranë skuadrës në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Tifozë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare në Europë shprehin çdo ditë pakënaqësinë e tyre në rrjete sociale, duke akuzuar FSHF-në për mungesë transparence dhe mosmenaxhim të drejtë të procesit të shpërndarjes.

ULTRASIT- Një tjetër çështje që ka ndezur debat është marrëdhënia e prishur mes FSHF-së dhe tifogrupimeve zyrtare, si Tifozat Kuqezi, Illyrian Elite, Ballistët, apo Plisat. Këto grupe kanë qenë shtylla kryesore e atmosferës në çdo ndeshje të Kombëtares, duke e ndjekur Shqipërinë në çdo cep të Europës, edhe në periudhat më të errëta të futbollit tonë. Megjithatë, prej disa kohësh, mungesa e tyre është e dukshme në shkallët e “Air Albania”. Përçarja nisi që në ndeshjen kundër Serbisë, kur tifogrupet u lanë pa bileta të dedikuara, duke shkaktuar përplasje dhe bojkot.

FSHF zgjodhi të mos krijonte sektorë të veçantë për ultrasit, gjë që u konsiderua si shkelje e traditës dhe mungesë respekti për tifozët më besnikë. Si pasojë, tifogrupet kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet e Kombëtares në shenjë proteste. E njëjta situatë pritet të përsëritet edhe në përballjen ndaj Anglisë, ku në tribuna do të jenë kryesisht spektatorë të rastit, fitues të shortit apo personazhe publikë, ndërsa ultrasit do të mbeten jashtë stadiumit.

SKENARI- Nga ana sportive, ndeshja ndaj Anglisë pritet të ketë peshë të madhe për ecurinë e Shqipërisë në grup. Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë bërë një fushatë të mirë dhe ndodhen në një pozitë që mund t’u sigurojë vendin e dytë, i cili çon në “Play Off” për Botërorin. Skenari më i favorshëm për Shqipërinë do të ishte që Anglia të mposhtë Serbinë në Londër, ndërsa Shqipëria të fitojë në transfertë ndaj Andorrës. Një kombinim i tillë do ta siguronte matematikisht kualifikimin e kuqezinjve, duke e kthyer sfidën e 16 nëntorit në një festë kombëtare.

të fundit

Çfarë po përgatit Dafina Zeqiri? Këngëtarja bën lëvizjen e papritur në Instagram

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është një nga emrat më të dashur për publikun dhe shpesh tërheq vëmendjen e ndjekësve…

10 minutes ago

Avni Islami paralajmëron për rrezikun e spiunazhit: Kosova të mos kthehet në bazë të agjentëve të huaj

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare dhe rrezikun nga spiunazhi, duke…

12 minutes ago

Erjona Ismaili steps down as head of the Socialist Party in Vlora, paving the way for the election of new leaders

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partia Socialiste së…

17 minutes ago

The Fire in Lundër, Mat, Becomes Uncontrollable as Flames Engulf the Pine Forest in Trodhen and Aerial Intervention Begins

Situata e zjarrit në fshatin Lundër të Matit ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe…

17 minutes ago

Tragedy in Greece: 11-Year-Old Polish Girl Dies in Hotel Pool in Crete

Një vajzë 11-vjeçare nga Polonia ka humbur jetën tragjikisht në Kretë, pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e një…

18 minutes ago

Sherr mes babait dhe të birit në Itali, 83-vjeçari vret me thikë 49-vjeçarin

Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga babai i tij 83-vjeçar, pas një grindjeje familjare në…

18 minutes ago