sport

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Shanset që Shqipëria të pozicionohet në vazon e dytë në shortin e play-off-it, janë të hapura dhe aspak të pamundura. Kombëtarja jonë ka nevojë që të plotësohen katër nga pesë skenarët e mëposhtëm:

Grupi B

Të lidhura

None found

Rezultati i ndeshjes Kosovë–Zvicër, nuk duhet t’i japë Kosovës vendin e parë në grup. Çdo kombinim tjetër mban gjallë shanset e Shqipërisë.

Grupi D

Në sfidën Ukrainë–Islandë, kuqezinjtë kanë interes që Ukraina të mos fitojë. Çdo rezultat tjetër është në favor të Shqipërisë.

Grupi F

Shpresa e vetme vjen nga Irlanda: ndeshja Hungari–Irlandë, duhet të përfundojë me fitore të Irlandës, që të ndihmojë renditjen tonë.

Grupi H

Në përballjen Austri–Bosnjë Hercegovinë, është e rëndësishme që Bosnja të mos marrë fitoren, pasi një sukses i saj do ta ngjiste në renditje.

Grupi J

Ndeshja Uells–Maqedonia e Veriut, nuk duhet të mbyllet me fitore të Uellsit, ndërsa gjithashtu është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të mos e fitojë grupin.

Nëse katër nga këto pesë kushte përmbushen, atëherë Shqipëria siguron një pozicionim shumë më komod në shortin e play-off-it, duke u futur në vazon e dytë dhe shmangur kundërshtarët më të fortë si dhe ndeshjen e parë të play-off-it e luan në shtëpi.

të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës, ka ulur çmimet e karburanteve në vend. Një litër naftë do të shitet me 204 lekë për…

11 minutes ago

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve…

22 minutes ago

Sunderlandit i mungon kapiteni Xhaka për sfidën me Aston Villan

Skuadra e Sunderlandit do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka në ndeshjen kampionale të këtij vikendi kundër Aston Villas, kanë…

23 minutes ago

Mbyllet intervistimi i menaxheres së rastit të Arlinda Zekajt, Rrustemi hesht për pyetjet

Ka përfunduar intervistimi i menaxheres së rastit të Arlinda Zekajt në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toske Gega, para…

28 minutes ago

DPHM paralajmëron reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë në Maqedoni

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar një alarm moti për sot duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra të…

32 minutes ago

Trepça pret Splitin në Mitrovicë për ndeshjen e Grupit A

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça synon të rikthehet te fitorja në FIBA Europe Cup pas dy humbjeve të fundit…

33 minutes ago