Categories: sport

SHPËRTHEN FRANCEZI EVRA: dush për nder të Italisë, brohoritje për ty, forca! Jam tifoz i yti deri në fund (VIDEO)

Një nga mbrojtësit më të mirë të majtë të njëzet viteve të fundit. i respektuar dhe i vlerësuar në të gjitha fushat, i dashur për ish-tifozët e tij, me të cilët gjithmonë ka krijuar një marrëdhënie më shumë sesa empatike.

Patrice Evra gjithmonë është zhytur në mënyrë perfekte në realitetet ku ai ishte pjesë, pavarësisht nëse ishte Monza apo Manchester United, Juventus apo Marseille.

Profesionalizmi dhe cilësia në shërbim të ekipit, të gjitha të stisura me një dozë të mirë humori të mirë që nuk të dhemb kurrë.

Evra ka qenë gjithmonë i lidhur me Italinë, vendin ku ai filloi karrierën e tij!

Ish-mbrojtësi, që kur u tërhoq, ka përdorur aftësitë e tij histrionike për të gjetur sukses edhe në rrjetet sociale: shumë ndjekës mezi presin të zbulojnë se cili do të jetë publikimi i ardhshëm i Evra-s, i cili sigurisht nuk tërhiqet kurrë kur ka një mundësi për të thënë fjalën e tij apo edhe thjesht për të bërë një shfaqje të vogël…

 

Prandaj nuk është për t’u habitur që francezi ka publikuar diçka për Euro 2020.

Me postimin e fundit Evra u dha tifozëve një video gazmore, në të cilën ai adreson një pyetje me gjemba: “Për kë të bëjmë tifo pasi Franca është eleminuar nga turneu?”

Askush më mirë se vetë Evra nuk mund t’ju japë përgjigjen. Shijoni videon e tij nën dush, dhe të qeshura të mira.

“Djem, Zio Pat bën tifo për Italinë, edhe kur ishte Franca në lojë! Sepse nuk pështyhet te pjata ku ke ngrënë bukë. i madh Mancini, i madh Bonuçi, i madh Chiellini, sepse janë shokët e mi.

Kur Italia nuk u kualifikua për në Botëror të gjithë flisnin keq, por të luash në Itali është e vështirë dhe ju kisha thënë. Mos më bëni të prish gojën. Kështu që, Forca Italia, Fitore!!!” teksa në sfond është kënga “Nessuno Dorma” e të madhit Pavarotti dhe Andrea Boçelli.

Tags: Evrasport

të fundit

Samiti në OKB, ja gjashtë vendet që do ta njohin Palestinën ditën e sotme

Izraeli e konsideron konferencën e Nju Jorkut si një “cirk” dhe ka premtuar t’i përgjigjet valës së njohjeve të shpallura…

24 minutes ago

Ministri i ri i Drejtësisë takohet me Dumanin: Ndava me kreun e SPAK prioritetet për 4 vitet e ardhshme

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK Altin Dumanin. Me anë të një…

28 minutes ago

Teksa vijojnë luftën ndaj ekstremit të djathtë, vlerësimet e opinionit publik për Macron dhe Starmer vijojnë të zhyten

Keir Starmer dhe Emmanuel Macron janë bashkuar në një kauzë të përbashkët për të luftuar populistët e të djathtës. Një…

34 minutes ago

Ndarja nga jeta e Enver Petrovcit, reagon Albin Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktori dhe regjisorit Enver Petrovci në moshën…

50 minutes ago

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e…

1 hour ago

Hamasi letër për Trump, ja çfarë kërkon në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, ka lajmëruar se SHBA ka marrë një letër nga Hamasi, përmes së cilës…

1 hour ago