sport

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Euro 2024 pritet të mbulohet nga polemikat, pasi dy kombëtare dyshohet se janë pajtuar me njëra-tjetrën që ndeshja mes tyre të përfundojë baras në mënyrë që të dyja të sigurojnë kualifikimin.

Pas barazimit 1-1 të Kroacisë me Italinë dhe fitores së Hungarisë me rezultat 1-0 ndaj Skocisë, dy ekipet në Grupin E janë vendosur në një pozicion jashtëzakonisht unik.

Të lidhura

None found

Grupi E ka bërë historinë në Kampionatin Evropian këtë verë, pasi për herë të parë katër ekipet pjesëmarrëse kanë numër të barabartë të pikëve para ndeshjes së fundit.

Që prej se Hungaria dhe Kroacia tashmë përfunduan në pozitën e tretë me tri dhe dy pikë respektivisht, është e garantuar se katër pikë do të jenë të mjaftueshme për Rumaninë dhe Sllovakinë që të avancojnë tutje.

Kjo për shkak se në rast të një barazimi pa gola, Ukraina do të duhej të mposhte Belgjikën me të paktën dy gola diferencë për t’u kualifikuar. Sipas këtij skenari, Belgjika do të përfundonte e fundit në grup.

Nëse Belgjika mposht Ukrainën dhe Sllovakia barazon me Rumaninë, atëherë Ukraina do të eliminohej me pikë.

Nëse të dy ndeshjet përfundojnë baras, atëherë Ukraina do të eliminohej në bazë të goldallimit. Përballjet kokë më kokë nuk funksionojnë në Grupin E për shkak të rezultateve të arritura deri tani.

Ka qenë ish-reprezentuesi rumun Danut Lupu i cili ka lëshuar “bombën” duke thënë se Rumania dhe Sllovakia janë pajtuar që ndeshja të kryhet baras

Në një intervistë për AS.Ro, 57-vjeçari i cili u pensionua me 14 paraqitje për Rumaninë mes viteve 1989 dhe 1998 tha: Ne do të kualifikohemi, barazim me Slloveninë.

“Është e kurdisur, do të ishte një turp nëse dy kombëtaret nuk kualifikohen. Pse ta rrezikojnë? Do të ishte një turp”.

“Në këtë nivel lojtarët shkojnë mjaft mirë mes vete. Pse ta rrezikojnë? Pse të përfshiheni në një aksident”, ka shpjeguar ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i përzgjedhësit të Rumanisë, Edward Iordanescu, i cili tha para mediave që Rumania do të luajë për tri pikë ndaj Sllovakisë.

“Rumania do të luajë që të mposht Sllovakinë nesër. Ne duam të fitojmë dhe të kualifikohemi si të parët e Grupit E. Kaq e thjeshtë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Tags: Euro 2024

të fundit

Romario, talenti rebel që u kthye në simbolin e triumfit brazilian

I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…

7 hours ago

Rrugëtimi i pazakontë i Valdas Dambrauskas: nga “Kush do të bëhet milioner?” deri te dueli me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…

7 hours ago

E ardhmja e Leaos mbetet e pasigurt, Aston Villa dhe Galatasaray në garë për portugezin

E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, me disa burime që raportojnë se sulmuesi portugez ende nuk…

7 hours ago

Divjaka on the 28th Day of Protest: Residents Oppose Merger with Lushnja

Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…

7 hours ago

PHOTOS/ Ratko Mladić: from a figure praised as a hero in Serbia to an accused perpetrator of the Srebrenica genocide

Shumë njerëz në Serbi ende e adhurojnë Ratko Mladiçin, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës në vitet 1990, por në…

7 hours ago

Nepal, flooding worsens tragic toll: 389 dead across the country

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...] Read More... The post Nepal, përmbytjet rëndojnë…

7 hours ago