Premier League është kampionati me më së shumti shpenzime gjatë kësaj vere në transferimin e lojtarëve të rinj, ndërsa pas tyre vjen Serie A dhe Bundesliga.
Klube si Chelsea dhe Manchester City nuk financohen nga burime të mbështetura në suksesin e futbollit, ashtu edhe Manchester United i mbështetur në markën e tyre, dhe kjo ka bërë që këto klube të shpenzojnë shuma të mëdha.
None found
Shpenzimet e këtyre klubeve ka bërë që Premier League të jetë liga me më së shumti shpenzime deri më tani këtë verë.
Grafiku i fundit i faqes Transfermarkt i postuar në Reddit ka konfirmuar se klubet angleze kishin shpenzuar më shumë para se kushdo tjetër në botë këtë verë, duke qenë larg kampionateve tjera
Sipas të dhënave të tyre, shpenzimet kolektive në Ligën Premier shkojnë në 1.02 miliardë euro, më shumë se dyfishi i totalit të Serie A në vendin e dytë prej 446.6 milionë euro.
Në vendin e tretë renditet Bundesliga me 340.3 milionë euro të shpenzuara, Ligue 1 i katërti me 301.9 milionë euro, ndërsa La Liga e pesta me 152.3 milionë euro shpenzime.
1.Premier League – 1.02 miliard euro
2.Serie A – 446.6 milionë euro
3.Bundesliga – 340.3 milionë euro
4.Ligue 1 – 301.9 milionë euro
5.La Liga – 152.3 milionë euro
6.Premier Liga Ruse – 90.6 milionë euro
7.Jupiler Pro League – 74.3 milionë euro
8.Liga Portugeze – 71.6 milionë euro
9.Lig a Profesionale Saudite – 50.2 milionë euro
10. Serie B – 50 milionë euro
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…