Categories: sport

Shpallen tre fituesit e javës së tretë në “Eksperti”

Loja shpërblyese “Eksperti” e organizuar nga Telegrafi po vijon me interes të madh gjatë Kampionatit Botëror 2026, teksa mbi 6000 përdorues tashmë po i vënë në provë njohuritë e tyre përmes parashikimit të rezultateve të ndeshjeve.

Të lidhura

None found

Pas përzgjedhjes së fituesve të javës së parë dhe të dytë, janë bërë publikë edhe fituesit javorë të javës së tretë, të cilët siguruan më shumë pikë nga parashikimet e tyre gjatë shtatë ditëve të fundit të kësaj faze.

I pari në renditje është “lirimismajli11”, me 158 pikë të grumbulluara, duke fituar kështu çmimin kryesor të javës: një fundjavë në FAFA Resort, shpërblim i ofruar nga resorti i njohur shqiptar.

Vendin e dytë e zuri “edy” me 154 pikë, duke fituar një vaucher në vlerë 50 euro nga Suna Sport. Në pozitën e tretë u rendit “toni”, i cili mblodhi 148 pikë dhe u shpërblye me një SmartWatch Samsung FIT3.

Për marrjen e shpërblimeve dhe për informata shtesë, të tre fituesit tashmë janë kontaktuar nga redaksia e Telegrafit në adresën elektronike me të cilën janë regjistruar në lojën shpërblyese “Eksperti”.

Duhet theksuar se rezultatet e javës së tretë janë llogaritur mbi bazën e pikëve të fituara nga 22 qershori (e hënë) deri më 28 qershor (e diel) në ora 23:59, interval që përbënte javën e tretë të garës në “Eksperti”.

Ndërkohë, java e katërt ka nisur pas orës 00:01 të së hënës (29 qershor) dhe do të zgjasë deri në orën 23:59 të së dielës (5 korrik).

Konkurrenca mbetet e hapur edhe në javët në vijim, pasi mijëra pjesëmarrës vazhdojnë të garojnë për çmime të vlefshme përmes parashikimeve të rezultateve të ndeshjeve të Botërorit.

Gjatë gjithë kampionatit, pjesëmarrësit e “Ekspertit” do të synojnë pozitat më të larta në renditje, ndërsa në përfundim të Botërorit 2026, më të suksesshmit do të shpërblehen me çmimet kryesore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.

Shënim: Nëse dy ose më shumë lojtarë grumbullojnë numër të barabartë pikësh, renditja përcaktohet sipas kritereve shtesë të sistemit. Përparësi u jepet lojtarëve që kanë më shumë rezultate të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë të golave dhe më shumë fitues të parashikuar saktë. Në rast se barazia mbetet edhe pas këtyre kritereve, përparësinë e fiton lojtari që ka parashikuar i pari.

të fundit

LSDM: Platforma ZNAM 2.0 synon të largojë vëmendjen nga veprimet e Mickoskit

Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se "në kohën kur ata zbuluan planin e Mickoskit për të shitur…

8 minutes ago

Who appointed Vlora Hyseni? Berisha accuses Rama, Vučić and Baton Haxhiu

Sali Berisha ka reaguar ashpër pas debatit në emisionin “Opinion” lidhur me emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit…

11 minutes ago

Today begins the trial in absentia of 53 defendants accused of the Meja Massacre

Sot mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 personave të akuzuar për Masakrën e Mejës, një nga masakrat më të rënda…

12 minutes ago

President Aleksandar Vučić makes major announcement: I will resign on Sunday! I will also speak with Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar në Nju Jork se do të paraqesë dorëheqjen nga posti i presidentit të…

13 minutes ago

UN General Assembly: Prime Minister Rama to deliver his speech today at the opening of the debate

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej ditës së shtunë, pritet të mbajë…

13 minutes ago

US-China: Trump and Xi Jinping face trade, Taiwan and artificial intelligence issues

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Shtëpinë e Bardhë presidentin kinez Xi Jinping. Takimi u zhvillua në kuadër…

14 minutes ago