Categories: sport

Shorti i Champions dhe Europa League sot, çfarë duhet të dini

Champions League dhe Europa League mësojnë sot rrugëtimin e tyre dhe priten duele  mjaft të forta, nisur edhe nga ekipet e kualifikuara. Tashmë nuk ka më asnjë kusht që ndalon të luajnë skuadrat e të njëjtit kampionat kundër njëri-tjetrit dhe rrezikohen duele mjaft të forta.

Veç çifteve çerekfinale që vendosen me short të lirë, sot përcaktohen edhe gjysmëfinalet. Përcaktimi i çifteve çerekfinaliste shoqërohet me emërtimet nga 1 në 4, duke u vendosur kështu edhe rrugëtimi (çifti 1 me çiftin 4, çifti 2 me çiftin 3) që skuadrat do të kenë në turin tjetër të Champions League, pra në fazën gjysmëfinale.

Të lidhura

None found

E njëjta procedurë edhe për Europa League. Shorti i Champions League në Nion të Zvicrës hidhet prej orës 12:00, kurse ai i Europa League prej orës 13:00.

EKIPET E KUALIFIKUARA NË CHAMPIONS – Bayern (GER),  Chelsea (ENG), Dortmund (GER), Liverpool (ENG), Manchester City (ENG), Paris (FRA), Porto (POR), Real Madrid (ESP)

EKIPET E KUALIFIKUARA NË EUROPA LEAGUE – Ajax (NED), Arsenal (ENG), Dinamo Zagreb (CRO), Granada (ESP), Manchester United (ENG), Roma (ITA), Slavia Praha (CZE), Villarreal (ESP)

KUR LUHEN NDESHJET – Ndeshjet e para çerekfinale të Chamnpions League janë programuar të luhen më 6 dhe 7 prill, kurse të kthimit zhvillohen një javë më pas, më 13 dhe 14 prill. Brenda prillit luhen edhe gjysmëfinalet e para, më 27 dhe 28 prill, kurse të kthimit më 4 dhe 5 muaj. Finalja zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.

Sa i takon Europa League, më 8 prill zhvillohen duelet e para të çerekfinaleve, kurse sfidat e kthimit më 15 prill. Gjysmëfinalet e para luhen më 29 prill dhe më 6 maj ndeshjet e tjera. Finalja është programuar të zhvillohet në Poloni, më 26 maj në “Gdansk Arena”.

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

2 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

2 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

2 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

19 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

19 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

19 minutes ago