Ditën e djeshme, u përhap me shpejtësi të madhe lajmi mbi arrestimin e një futbollisti të Evertonit me akuzat për pedofili nga policia angleze, por nuk u bë i ditur emri i tij për shkaqe hetimesh.
Por, mediat nuk kanë nguruar të zbulojnë identitetin e futbollistit të përfshirë në këto akuza të turpshme, dhe ai është pikërisht kapiteni i Evertonit Gilfi Sigurdson. Islandezi dyshohet se është i përfshirë në këto ngjarje të turpshme, por u la i lirë nga policia pasi ka paguar garancinë dhe hetimet për të ende vazhdojnë.
None found
Mesfushori 31-vjeçar u arrestuar të premten në shtëpinë e tij në Mançester. Sigurdson u ble nga skuadra e Suonsit për shumën e 50 milionë eurove në vitin 2017, dhe dy vite më vonë u martua me modelen islandeze Aleksandra Ivardotir. Vetë klubi i Everton reagoi për këtë çështje duke mos bërë të ditur emra futbollistësh, por identiteti i islandezit është hapur me shpejtësi të madhe duke shkaktuar dhe reagime të shumta.
Sipas gazetarit Sergi Valentin, Jose Mourinho është i tërbuar me drejtuesit e Real Madridit për mënyrën se si e kanë…
Mesfushori shqiptar Adrion Pajaziti ka shënuar një gol të bukur në fitoren e Hajduk Split ndaj Zalgiris.Ylli shqiptar e realizoi…
Enklava spanjolle e Ceutës po përjeton një nga krizat më të rënda humanitare dhe politike të viteve të fundit. [...]Read…
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetja Arbërie Nagavci, ka deklaruar se zgjedhja e Presidentit ose Presidentes së Republikës…
Edicioni i pestë i Shkollës Verore Ndërkombëtare 2026, në Universitetin e Prizrenit, ka bërë bashkë një numër të konsiderueshëm studentësh…
Pas sinjalizimit të dhënë nga Paunoviq dhe “heroizimit” të kriminelëve përmes monumentit kushtuar Brigadës së 37-të të Motorizuar në Rashkë,…