sport

VIDEO / Futbollisti anglez përfshihet në përleshje të turpshme në Ibiza, godet gruan me karrige

Futbollisti i Oldham Athletic, Kian Harratt, është identifikuar si personi që shihet në një video të publikuar së fundmi duke hedhur një karrige në drejtim të një gruaje, gjatë një përleshjeje të ashpër pranë një pishine në Ibiza.

Videoja, e cila është bërë virale në rrjete sociale, tregon momentin kur karrigia e hedhur nga Harratt godet një grua në fytyrë, duke e rrëzuar përtokë.

Incidenti ndodhi pranë hotelit Marco Polo në San Antonio, ku Harratt dhe grupi i tij përfunduan në konflikt me pushues të tjerë britanikë.

Njëri prej tyre, Brandon Watkins, rrëfeu në Facebook se gjithçka nisi pasi grupi i Harratt u soll në mënyrë provokuese, duke spërkatur dhe ofenduar të tjerët rreth pishinës.

Sipas tij, kur situata u përshkallëzua, Harratt dhe shokët e tij filluan të hedhin karrige, çka rezultoi në lëndimin e gruas që përpiqej të ndalonte përplasjen.

Videoja u shpërnda në rrjetet sociale, përfshirë nga vetë Harratt, i cili ndau edhe fotografi nga pushimet e tij në ishullin spanjoll.

Ngjarja vjen vetëm tri javë pasi ai shënoi golin e fitores për Oldham në finalen e play-off-it në Wembley kundër Southend United, duke i rikthyer ekipit vendin në League Two.

Incidenti ka shkaktuar reagime të ashpra nga tifozët, disa prej të cilëve kërkojnë largimin e menjëhershëm të Harratt nga klubi.

“Nuk mund t’i hedhësh karrige grave, Kian. S’ka justifikim”, shkroi një tifoz, ndërsa një tjetër shtoi: “Turp – nuk ka vend për këtë sjellje në publik, e lëre më për një sportist profesionist”.

Nëna e futbollistit, Kathleen Duncan, konfirmoi për mediat se ishte në dijeni të videos, por nuk dëshiroi të komentonte më shumë. Ajo shtoi se djali i saj ishte ende me pushime dhe kishte anuluar kthimin në Leeds, por pritet të kthehet brenda ditës.

Klubi Oldham Athletic ende nuk ka komentuar publikisht, ndërsa pritet një qëndrim zyrtar pas kthimit të lojtarit në Angli.

të fundit

Rama takim me të rinjtë: Studentë që besojnë te protesta dhe jo te gurët! Ramë dakord të mos publikojmë debatin

Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në…

43 seconds ago

Rënie e numrit të udhëtarëve me autobus në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…

11 minutes ago

Akuzat e tifozëve të Dinamos për “tradhti” në skuadër: Nga Ilir Daja te lojtarët, mesazhi i fortë që i shkon presidentit Bardhi

Ilir Daja, ekipi i Dinamos dhe Adrian BardhiSituata te Dinamo ka marrë trajtën e një “ekuacioni me shumë të panjohura”…

14 minutes ago

Forca policore zë pozicione pranë banesës së Jakup Krasniqit, ndërsa pritet ardhja e tij

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…

18 minutes ago

Autogoli absurd i Mourës, mbrojtësi i Portos shpërtheu në lot dhe kërkoi menjëherë zëvendësim

Francisco Moura shënoi një autogol të çuditshëm në një ndeshje të Kupës së Portugalisë kundër Paredes të nivelit të tretë,…

26 minutes ago

Nafta çmimet në rënie në dogana, por jo në tregun e pakicës! Kompanitë regjistrojnë xhiro rekord, normat e fitimit në rritje të lehtë

Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…

33 minutes ago