Elanga, i cili ka pasur një sezon përparimtar për Unitedin, ka luajtur së bashku me Ronaldon në disa raste këtë sezon dhe ndihet me fat që luan me kapitenin portugez.
“Është vërtet mirë të kesh Ronaldon si mentor sepse shkoj në stërvitje shumë herët dhe e shoh atje”, ka thënë fillimisht Elanga për faqen zyrtare të Manchester United.
“Nëse kemi pasur një ndeshje një ditë më parë, flasim për lojën ose stërvitjen”.
“Ai është një person vërtet i mirë për të pasur rreth vetes teksa ndertohesh si lojtar, jo vetëm për shkak të asaj që ai bën në fushë, por edhe jashtë fushës”.
“Nëse ne lojtarët e rinj kemi nevojë për ndonjë ndihmë, ne mund të flasim me të. Kështu që ai është një person vërtet i mirë për të qenë pranë”, përfundoi suedezi.
Në një intervistë të fundit të zhvilluar me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja Neda Balluku ndau mendimet e saj për shumë…
Anëtarët e shtatë grupeve kriminale do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme, shtatë muaj pasi SPAK mbylli hetimet dhe rreth…
Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur…
Ish-presidenti, Donald Trump, ka bërë thirrje për ndjekjen penale të Beyonce-së, duke pretenduar se ajo ka marrë 11 milionë dollarë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se katastrofa humanitare dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm në Gazë duhet të marrin…
Një fotografi e re e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes emrat e njohur…