kosovë

Osmani kërkon ndaljen e katastrofës humanitare në Gazë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se katastrofa humanitare dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm në Gazë duhet të marrin fund.

Sipas saj, Kosova mbështet përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për armëpushim dhe lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve.

Të lidhura

None found

“Në ndërkohë, sigurimi i qasjes në ushqim, ujë dhe ilaçe për personat më të cenueshëm duhet të mbetet prioritet për të lehtësuar vuajtjen e shkaktuar te të pafajshmit nga dhuna”, tha Osmani përmes një reagimi në X.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Edhe disa pengje ende mbahen në territorin palestinez.

Si pasojë e ofensivës izraelite, më shumë se 59.000 palestinezë janë vrarë dhe vendi me mbi 2 milionë banorë po përballet me krizë të thellë humanitare. Organizatat ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për raste të shumta të kequshqyerjes në Gazë.

Presidentja Osmani tha se Kosova vazhdon të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë një të ardhme të drejtë, të qëndrueshme e paqësore, ku “izraelitët e palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe respekt të ndërsjellë, me një përkushtim të përbashkët për mbrojtjen e jetës së njerëzve”.

“Derisa të arrihet kjo e ardhme, duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar humbjen e mëtejme të jetës së pafajshme dhe të lehtësohen vuajtjet e të gjithë njerëzve”, tha Osmani.

Reagimi i Osmanit vjen disa ditë pasi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një letre drejtuar asaj dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kërkuan që ata të reagonin lidhur me krizën humanitare në Gazë.

“AGK-ja i kërkon presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë Kurti që të marrin qëndrim të qartë rreth kësaj krize, dhe të bëjnë thirrje publike për ndaljen e vrasjes së civilëve dhe gazetarëve nëpërmjet metodës së urisë, të orkestruar nga shteti i Izraelit”, tha AGK-ja.

Një ditë më parë, Izraeli – që ka synim ta shkatërrojë Hamasin – njoftoi për një “pauzë të kufizuar taktike” të operacioneve të tij ushtarake, me qëllim që të lejojë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë për të dërguar ndihma në territorin palestinez.

Ndërkaq, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën thanë se kanë hedhur nga ajri 25 tonë ndihma në Gazë, për të lehtësuar krizën e thellë të urisë. REL/

Tags: gazaosmani

të fundit

Berisha për përplasjen Rama-Spiropali: Nuk pati kurajën e deputetes Marjana Koçeku

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa…

1 minute ago

Këlliçi pas Asamblesë së PS-së: Rama drejtoi një mbledhje të mbushur me paranojë, terror dhe censurë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste dhe fjalimit të kryeministrit Edi…

2 minutes ago

Xhafaj kundërshton përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Të niset nga e para për të gjithë

Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.…

3 minutes ago

PS përgatitet për zgjedhjet vendore të 2027, Balla: Bashkitë nuk duhet të drejtohen nga Tirana

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po vijon me dyer të mbyllura, kryetari i Grupit…

3 minutes ago

Zelensky: SHBA-ja ka hedhur si mundësi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Për të parën herë, Shtetet e Bashkuara kanë përmendur mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit…

17 minutes ago

Trajanov propozon t’i kërkohen Beogradit dosjet e UDB-së dhe të dhënat për atentatin ndaj Gligorovit

Koordinatori nacional për luftën kundër terrorizmit, Pavle Trajanov, vlerëson se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë momentin politik në Serbi për të…

32 minutes ago