Categories: sport

Shkëndija pëson humbje minimale ndaj Bravos, kualifikimi vendoset në Shkup

Shkëndija u mund 2-1 nga Bravo në Lubjanë, në takimin e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Megjithatë, rezultati e lë skuadrën tetovare plotësisht në garë për kualifikim përpara ndeshjes së kthimit në Shkup.

Të lidhura

None found

Të drejtuarit e Artim Pollozhanit e nisën sfidën në mënyrën më të mirë. Në minutën e 10-të, gjyqtari dha penallti në favor të mysafirëve, ndërsa mesfushori kosovar Endrit Krasniqi u tregua i qetë nga pika e bardhë dhe kaloi Shkëndijën në avantazh 1-0.

Epërsia e skuadrës tetovare zgjati vetëm tetë minuta. Bravo kundërpërgjigjet shpejt dhe Kopatin vendosi baraspeshën në minutën e 18-të.

Para përfundimit të pjesës së parë, Shkëndija pati mundësi të kalonte sërish në epërsi. Ndzenge krijoi rastin më të mirë në fundin e fraksionit të parë, por portieri vendas Rojman ndërhyri në mënyrë vendimtare dhe e mbajti rezultatin të pandryshuar.

Pas pushimit, kontrolli i lojës kaloi te skuadra sllovene, e cila arriti ta përmbyste rezultatin në minutat vendimtare. Stankovic shfrytëzoi një çast hutimi në prapavijën e Shkëndijës, përparoi me topin për rreth 40 metra deri pranë zonës së rrezikut dhe shënoi saktë për 2-1.

Skuadra tetovare vazhdoi të kërkonte golin e barazimit dhe ndërtoi disa mundësi. Spahiu iu afrua realizimit, por goditja e tij u ndal nga Rojman. Më pas tentoi edhe Zejnullai, mirëpo mbrojtja vendase e bllokoi përpjekjen e tij në çastin e fundit.

Edhe pse u largua me humbje nga Lubjana, Shkëndija ruan të gjitha mundësitë për të kaluar më tej. Kualifikimi do të përcaktohet në përballjen e kthimit në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, ku skuadra tetovare do të synojë përmbysjen dhe avancimin në raundin pasardhës.

të fundit

Antonio Nusa në radarët e Arsenalit dhe Liverpoolit, Leipzig e vlerëson deri në 80 milionë euro

Arsenali dhe Liverpooli janë ndër disa klube të Ligës Premier të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin anësor të RB…

53 seconds ago

Gjykata vendos “arrest shtëpie” për babain e Meghan Markle, i akuzuar për posedim të materialeve të abuzimit seksual me të mitur

Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…

54 seconds ago

Mbi 25 mijë shqiptarë me adresa të pasivizuara në Luginë, Refki Hasani u drejtohet deputetëve shqiptarë

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor, kanë rikthyer në vëmendje çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve…

2 minutes ago

FIFA lehtëson dënimin e Molinës, por lë në fuqi sanksionet ndaj Paredes pas finales me Spanjën

FIFA ka mbështetur pjesërisht ankesën e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) kundër sanksioneve disiplinore të vendosura pas finales së…

13 minutes ago

Vëllai i Erona Cakolit kërkon drejtësi në protestën në Prishtinë: Familja kundërshton dënimin me 24 vjet burg

Në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale, ka folur edhe…

13 minutes ago

Thomas Markle në “arrest shtëpie” në Florida, përballet me akuzën e posedimit të materialeve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve

Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…

15 minutes ago