Shkëndija e Tetovës vendos të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, tetovarët bënë të ditur se skuadra ka nevojë për një “frymë të re” duke përfunduar kështu në mënyrë konsensuale marrëdhënien me teknikun 45-vjeçar.
Njoftimi i klubit të Shkëndijes së Tetovës:
“Klubi i Futbollit Shkëndija përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, ka arritur në një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu.
Ndajmë këtë vendim me bindjen se, në këtë moment, e rëndësishme është të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe një drejtim të ri për ekipin tonë. Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sa kohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale.
Vazhdojmë me vendosmëri, duke reflektuar dhe reaguar, në drejtim të ngritjes dhe sigurimit të cikleve të fitoreve në gjysmëstinorin e radhës”.
Aktualisht, Shkëndija e Tetovës renditet në vendin e tretë të kampionatit në Maqedoninë e Veriut me 35 pikë, katër pikë më pak se Struga e vendit të parë./albeu.com
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…
Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…
Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…