Categories: sport

Shkëmbi para derbit: Jemi në rrugë të mbarë, luajmë për fitore

Rikthehet pas disa sezonesh derbi, Danimo Partizani i cili do të luhet nesër i vlefshëm për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Në prag ksaj ndeshje trejneri i “Bluve”, Bledi Shkëmbi ka folur për mikrofonin e Super Sport ku është shprehur:

Të lidhura

None found

“Jemi munduar që ekipi të qetësohet, të mos kemi presion, sikurse jemi munduar t’ua shprehim të huajve rëndësinë e derbit. Të tjerët e ndjejnë, pasi e njohin derbin. Është një ndeshje e veçantë deri në këto momente”.

Kjo ndeshje do të luhet në “Elbasan Arena”, edhe pse Shkëmbi do të donte të luhej në Tiranë për shkak të tifozëve.

“Do ishte më mirë të luhej në Tiranë, por edhe Elbasani ka fushë ku mund të shprehesh mirë në aspektin teknik. Keqardhje mund të ketë vetëm për tifozerinë. Jemi të kënaqur që po na ndjekin. Ata do kthehen sërish, prej rezultateve tona në vazhdim”.

Por a do të jetë derbi ndaj Partizanit prova e së vërtetës për Dinamon?

“Dinamo është ribërë dhe kemi guxuar, duke luajtur për të fituar. Analizat bëhen pas ndeshjeve, ne e dimë çfarë ndodh. Nuk e bëjnë dot të tjerët më mirë analizën. Kemi marrë dy barazime, por mund të merrnim diçka më shumë. Jemi të kënaqur. Do mundohemi të fitojmë, pa harruar se luajmë ndaj një ekipi të fortë si Partizani. Janë dy ekipe të denja për ta fituar ndeshjen. Për Dinamon do jetë çdo ndeshje barometër, deri kur të vijë ajo që duam. Jemi në rrugë të mbarë dhe jam i bindur që e ardhmja e Dinamos do të jetë e mire”.

Shkëmbi analizoi edhe kundërshtarin duke vlerësuar maksimalisht Partizanin e Ilir Dajës.

“Partizani është rival i fortë, luajnë me ritëm në të dyja fazat. Nuk ka një ekip që bën diferencën. Do jetë kampionati i vetëm që javë pas jave nuk do mundësh të marrësh frymë lehtësisht, pasi do jetë e vështirë çdo ndeshje. Formacioni? Do shikojmë stërvitjen për të vendosur për formacionin. Kemi dy lojtarë me probleme fizike dhe më pas do të vendosim si do të rreshtohem”.

të fundit

Tetë emra në listën e Luis Enriques për përforcimin e sulmit në janar

Paris Saint-Germain i Luis Enriques po kërkon të përforcojë sulmin e tyre në afatin e janarit pas lëndimeve serioze të…

6 minutes ago

Manchester United kufizohet nga buxheti: më pak se 60 milionë euro për merkaton e janarit

Manchester United do të ketë më pak se 60 milionë euro në dispozicion për afatin kalimtar të janarit dhe pritet…

7 minutes ago

Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës për operacionin: S’po kërkoj botoks dhe mbjellje flokësh, dua ta zgjedhë familja ime

Gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, është lexuar deklarata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpjeguar arsyet përse…

10 minutes ago

The Socialist Party group expels Elisa Spiropali

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe…

11 minutes ago

Fatal fight at Bangkok hotel leaves American tourist dead after altercation with former martial arts champion

Një turist amerikan 46-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti fizik me një ish-sportistin e arteve marciale mikse (MMA), në…

11 minutes ago

UN: Nearly 47,000 women and girls were killed by partners or family members in 2025

Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose anëtarët e familjes gjatë…

11 minutes ago