Categories: sport

Shkëmbi: Mendoj që ndoshta 6 pikë nuk janë pozitive

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka folur pas përdundimi të derbit.

Ai tha se 6 pikë nuk janë dhe aq pozitive dhe se është i bindur se ekipi do të përmirësohet më shumë në ndeshjet e ardhshme.

Të lidhura

None found

Shkëmbi: “Duke e njohur Sofranac mendoj që nuk ka nevojë për kritika. Është një lojtar me eksperiencë, një lojtar shumë stabël te ekipi jonë. Por e di që në futboll bëhen gabime në atë moment që ti nuk e pret. Më erdhi keq edhe për Sofranac por edhe për ekipin. Deri në ato momente po bënim një lojë të mirë dhe do ishte akoma më bukur ta vazhdonim të barabartë lojën deri në fund.

Mbulimi i Kaçes? Po, është e vërtetë. Duke ndjekur kundërshtarin, duke e studiuar kundërshtarin. Kaçe është një pikë referimi i Partizanit. Një lojtar me shumë eksperiencë dhe e menduam në këtë mënyrë. Në pjesën e parë shkoi mirë, pastaj pas daljes me karton të kuq gjithçka u bë më e vështirë. Shumë falenderime për djemtë, për sakrificën që bënë.

Mendova të ndërroja krahët, duke futur Bardhin, Haxhiun apo Maliqin, që janë lojtarë të shpejtë. Mendova për Ibraimin që do ishte  pika e referimit tonë, që për mua bëri shumë mirë dhe e bëri për notën 10 deri në momentin që ishte. Ishte ai lojtari që mbante në presion në momentin që  merrte topin gjithë ekipin kundërshtar dhe mendoj që deri diku dolën mirë. Po të ndërroja Ibraimin nuk i dihej çfarë mund të ndodhte.

Mendoj që ndoshta 6 pikë nuk janë pozitive, nuk janë ato që donim. Por unë personalisht, duke marrë para sysh të gjitha çfarë kanë ndodhur që nga dita e parë, me mënyrën si po stërvitet dhe po luan skuadra, unë jam i kënaqur deri në këtë moment. Patjetër që kemi mundësi më shumë dhe jam i bindur që ndeshje pas ndeshje do të përmirësohemi më shumë dhe do jemi më efikas për të marrë pikët”. /albeu.com/

të fundit

Këmbimi valutor 9 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me…

3 minutes ago

Operacion ndërkombëtar në Ekuador, 21 të arrestuar dhe 45 tonë kokainë të sekuestruar

Policia e Ekuadorit, në bashkëpunim me Europolin dhe autoritetet spanjolle, ka shkatërruar një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikut të…

15 minutes ago

Fejza: Shiroka-Pula është presidente jashtë politikës së përditshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka thënë se përafrimi mes LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës ka të bëjë…

21 minutes ago

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale/ Shqipëria me 15 Bashki më pak, si do funksionojnë! Ekspertët skeptik: Nuk garanton shërbime për qytetarët

Pas orëve të gjata diskutimesh, Kuvendi miratoi reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. Reforma nuk mori konsensusin e…

22 minutes ago

Day 132 of the revolt against the government, citizens continue protesting and refuse to abandon their demand for Rama’s resignation

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot në Tiranë, me qytetarë dhe aktivistë që janë mbledhur për protestën e 132-të radhazi.…

24 minutes ago

Weather forecast for October 9, 2026: Cloudy with rain

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht vranët e intervale të shkurtra kthjellimesh.…

24 minutes ago