Gerard Deulofeu (28 vjeç) ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në periudhën e tij të dytë në Serie A. 13 gola dhe 5 asistime kanë qenë shifrat e një prej anësorëve të Udineses.
Në krye të sulmit të Udineses, Deulofeu mund të bëjë hapin drejt elitës, pasi disa skuadra nga Italia, Spanja dhe Anglia kanë pyetur për të.
None found
Siç thekson AS, Napoli është skuadra më e interesuar për spanjollin. Me humbjen e Lorenzo Insigne, i cili do t’i drejtohet Toronto FC në MLS, napolitanët janë në kërkim të një lojtari cilësor për krahun e majtë të sulmit. I lidhur me Udinesen deri në vitin 2024, agjenti i lojtarit konfirmoi largimin e tij në Radio Marte:
“Që nga fillimi i sezonit ka pasur një marrëveshje me Udinesen që do të çonte në transferimin e tij, ai do të largohet nga klubi gjatë kësaj merkatoje”. /albeu.com/
Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar sot pas shtyrjes së seancës lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale.…
Pas Arda Gulerit, mesfushori francez Aurelien Tchouameni, është futbollisti i radhës që rinovon kontratën me skuadrën e Real Madridit. Klubi…
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje në lidhje me dosjen e vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën…
Shpërndarja e patentë-shoferëve të parë profesionalë u bë sot në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të…
Reprezentuesi i Kosovës, Dion Kaçuri mund të mos kthehet te Baseli në verë kur përfundon sezoni aktual. Ai gjatë verës…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe, në mbrëmjen hapëse të Forumit të…