Juventusi po përballet me vështirësi të mëdha në fazën ofensive, pasi ka sulmin e dytë më pak produktiv mes dhjetë skuadrave të para të Serie A. Për golat e pritur nga aksionet e lojës së hapur, skuadra torineze renditet në vendin e 18-të pas nëntë xhirove.
Skuadra e drejtuar nga Juventusi pësoi të mërkurën humbjen e dytë në tri takimet e fundit të kampionatit, teksa u mposht 2-0 në transfertë nga Genoa.
None found
Statistikat e “Zonjës së Vjetër” paraqesin probleme në disa sektorë, përfshirë si sulmin, ashtu edhe mbrojtjen. Emisioni i pasndeshjes në Sky Sport Italia u ndal veçanërisht te vështirësitë e Juventusit në pjesën e fundit të aksioneve sulmuese.
Me një shifër prej 0.93 golash të pritur për ndeshje, Juventusi zë vendin e 16-të në Serie A për golat e pritur në total. Ndërkohë, për golat e pritur nga aksionet e lojës së hapur renditet i 18-ti, me 0.64, ndërsa po në vendin e 18-të ndodhet edhe për goditjet brenda zonës së rreptësisë, me një mesatare prej 5.84.
Treguesi i vetëm pozitiv për ekipin torinez lidhet me tentativat nga distanca. Juventusi regjistron mesatarisht 4.75 goditje për ndeshje nga jashtë zonës, duke u renditur i katërti në kampionat për këtë statistikë.
Pas nëntë ndeshjesh në Serie A, gjiganti italian ka realizuar vetëm 11 gola. Nga dhjetë ekipet e para të renditjes, vetëm Cagliari ka shënuar më pak, me gjithsej tetë gola.
Takimin e ardhshëm në kampionat Juventusi do ta luajë të dielën, kur do të presë Napolin në stadiumin “Allianz” të Torinos.
Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku fillimisht u raportua se një 57-vjeçar kishte humbur…
Albano AleksiNë një intervistë të dhënë për emisionin “Sport News” që transmetohet në “News24”, Albano Aleksi i është përgjigjur një…
Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e sotme një pallat në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë. Një 83-vjeçar…
Gjiganti katalunas, Barcelona është futur në garë për Gustavo Varela, një sulmues 21-vjeçar portugez i cili ka nëntë gola dhe…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Tashkovski në të ardhmen disa automjete do të jenë edhe detektues të shkeljeve në…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi në konferencën e sotme për shtyp se interpelanca për Guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko…