Omar Marmoush ka arritur akordin total për transferimin e tij te Mançester Siti.
Pasi ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje të Bundesligës këtë sezon për Ajntraht Frankfurt, egjiptiani mori vëmendjen e të gjitha klubeve të mëdha evropiane, ndërkohë që mbrëmjen e sotme pas ndeshjes ndaj Dortmundit, ku skuadra e tij triumfoi 2-0, ai u përshëndet me tifozët, duke iu dhënë lamtumirën.
Sipas reporterit gjerman, Patrick Berger, 25-vjeçari do të fitojë rreth 16 milionë euro në vit pas transferimit te Siti. Te Frankfurti ai fitonte 2 milionë euro në sezon, teksa rroga e tij tashmë do të 8 fishohet.
Siti do të paguajë rreth 75 milionë euro plus 5 milionë euro shtesë për egjiptianin. Marmoush do të prezantohet te “qytetarët” në fund të javës së ardhshme.
Dashi Dashuria: Yjet njoftojnë pak trazira në jetën tuaj në çift, por juve ju takon t’i bëni gjërat në atë…
Përfaqësues nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ janë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Opinion në TV Klan, për të…
Policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M, lidhur me ekzekutimin e Renato Hoxhajt në Vlorë më 27 prill.…
PSG ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së…
Një 17 vjeçar që drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar…
Një sërë sondazhesh janë kryer sërish në Shqipëri nga CEO i “McLaughlin & Associates”, John McLaughlin, sondazhisti i cili parashikoi…