PSG ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Francezët e nisën furishëm takimin, duke shënuar që në minutën e tretë, pas një kundërsulmi të menduar mirë.
None found
Ousmane Dembele luajti në krah te Kvitcha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin që mori topin u fut në zonë dhe pasoi sërish te Dembele i cili më një goditje të bukur me të parën gjeti rrjetën e David Rayas për 1-0. (SHIKONI GOLIN!).
Kur pritej që Arsenali të këndellej, PSG radhiste rastet, me Desire Doue që ishte afër golit, por Raya bëri pritje të madhe.
Në minutën e 38-të, Arsenali kërkoi penallti pas rrëzimit në zonë të Mikel Merinos, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Gabreil Martinelli i kishe dy raste të mira, fillimisht në minutën e 40-të gjuajti jashtë, ndërsa në minutën e 45-të, i vetëm me Gigi Donnarumman, nuk arriti të shënojë, me portierin italian që bëri pritje të madhe.
Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali arriti që të shënojë me Mikel Merinon i cili me kokë gjeti rrjetë pas harkimit të Declan Rice.
Pas tre minutash vëzhgim në VAR, situata u cilësua si pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.
Në minutën e 56-të, Leandro Trossard ishte afër golit, por Donnarumma bëri pritje të madhe.
PSG ka mundur ta sigurojë fitoren në minutën e 84-të dhe 85-të, por Breadly Barcola dhe Goncalo Ramos, dështuan nga pozita ideale.
Një fitore e madhe e PSG-së e cila e dërgon në ndeshjen kthyese në shtëpi, në “Parkun e Princave”, me një avantazh prej një goli. /Telegrafi/
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…
Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi.…
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…
Tifozët e Barcelonës do të kenë mundësinë të qëndrojnë pranë klubit të zemrës edhe pasi të ndërrojnë jetë. [...] Read…
Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë janë përshkallëzuar sërish pas deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me gjendjen e…