sport

Shehi: Nuk është vetëm merita ime, kam katër ditë që kam vendosur për të ardhmen

Abissnet Superiore uli sot siparin e sezonit 2021-2022 dhe titulli kampion fitua nga skuadra e Tiranës, e cila siguron kështu trofeun e 26-të.

Duke folur pas ndeshjes së fundit atë ndaj Kukësit, që u mbyll me rezultatin 2-3 në “Selman Stërmasi”, trajneri i “bardhebluve” u shpreh se ndihet me fat që është në këtë klub.

Të lidhura

None found

Ndërsa i pyetur nëse do të vazhdojë të jetë në krye të Tiranës edhe sezonin e ardhshëm, Shehi theksoi se ky vendim ka katër ditë që është marrë, por nuk preferoi ta bënte publike sot.

Fitorja: “Është një fat i madh të bëhesh pjesë e këtij klubi të madh dhe të fitosh titullin.”

Sezoni: “Sigurisht që ka qenë një sezon i lodhshëm dhe filloi shumë shpejt. Sigurisht duke pasur 36 javë dhe ndeshje kupe i lodhshëm, por është për të përgëzuar lojtarët e klubin që gjithmonë kanë qenë bashkë.”

Titulli: “Ka qenë një arritje e madhe, por unë meritën më të madhe ia jap lojtarëve të mi, bashkëpunëtorëve të mi dhe klubit që kanë qenë shumë korrekt dhe shumë serioz. Kemi punuar dhe tashmë shpresojmë që të përfaqësohemi denjësisht në kupat e Europës siç i ka hije një klubi të madh.”

Të pestë trajnerët e fundit që kanë dalë kampion në Shqipëri janë larguar, po ti“I takon klubit ta vendos, por çështja ime është vendosur ka katër ditë, e kam thënë dhe herë të tjera unë vij në punë sikur do kaloj jetën time këtu, shpresoj që me këtë klub të vazhdojmë sa më shumë dhe të arrijmë sa më shumë.”

Tags: shehitirana

të fundit

Kosovo Police marks 27 years since its establishment

Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj. Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë,…

39 seconds ago

Protest enters its 99th day as citizens demand Edi Rama’s resignation

Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, duke vijuar…

1 minute ago

Weather forecast for September 6, 2026: A sunny day with high temperatures

Ditën e sotme, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak,…

2 minutes ago

Policia e Kosovës shënon 27 vjet nga themelimi

Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj. Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë,…

9 minutes ago

Protesta hyn në ditën e 99-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, duke vijuar…

29 minutes ago

Parashikimi i motit 6 Shtator 2026, ditë me diell dhe temperatura të larta

Ditën e sotme, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak,…

43 minutes ago