Ka përfunduar derbi i madh shqitpar mes Partiaznit dhe Tiranës.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 2.
Skuadra e Orges Shehut ka triumfuar në momentet e fundit në këtë takim.
Përgjoni shënoi për skuadrën bardhë e blu dhe avantazhin për 0 me 1, por më pas Junior barazoi shifrat në 1 me 1 nga penalltia.
Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me rezultat të tillë, në skenë doli Xhixha i Tiranës që shënoi për 1 me 2 dhe fitoren e madhe të bardhë e kaltërve.
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka deklaruar se ndeshja e sotme ishte padyshim më emocionuesja për pozitat e dy skuadrave.
“Jemi të kënaqur. Lojtarët nuk më bënë dhuratë, më bënë surprizën në fillim të javës, por dhuratën ia bënë tifozëve. Jemi në prag festash, më vjen mirë që kemi bërë të lumtur njerëzit që ishin në stadium e ata që nuk mundën të ishin sot
Jemi shprehur mirë, duke qenë gjithmonë në krye përveç javëve të para. Kemi bërë mirë, derbi dihet që është e rëndësishme, pavarësisht pikëve. Duhet të vazhdojmë me këtë mentalitet dhe ritëm. Skuadra është e fortë, me ritëm, kemi ende punë për të bërë se nuk jemi perfekt.
Është ndeshja më emocionuese, për shkak të derbit dhe pozicionit ku jem. Është e vërtetë që na merr edhe ne në stol emocioni. Nuk e kam parë penalltinë e përsëritur por janë edhe emocionet e derbit. I thashë Xhajës me standart Champions e mbajte këtë. Më tha që hyri Hoxhallari para, nëse kam thënë ndonjë fjalë më tepër, i kërkoj falje.
Sigurisht kur shkon në një klub të madh si Tirana që ka presion, ka njerëz që janë skeptik. Nuk mendoj se ka qenë për shkak të Partizanit, por edhe se karriera si trajner nuk është e gjatë si ata me shumë përvojë. Unë dëgjoj shumë gjëra në Shqipëri se Shqipëria është e vogël.
Kisha besim se Xhixha do të shënonte, e falënderoj edhe Përgjonin se për arsye emergjence e futëm në lojë. I thashë që do të ishte Xhixha njeriu i ndeshjes, i thashë do të shënosh sot”, tregoi Shehi.
Një gjykatë apeli ka hedhur poshtë një gjobë prej 500 milionë dollarësh (mbi 430 milionë euro) që presidenti amerikan, Donald…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Me dy…
Igli Tare po ndërton Milanin nga e para, me futbollistë të rinj, të cilët dëshiron t’u shtojë pak eksperiencë nga…
Ministria e Shëndetësisë dhe e Kulturës kanë njoftuar se do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e kurimit për aktori Naun…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ka mahnitur administratën e Donald…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka…