Sezoni që lamë pas ishte i fundit për Xherdan Shaqirin në “Anfield Road”.
Sulmuesi shqiptar do të largohet nga Liverpool një vit përpara se kontrata e tij me klubin të përfundojë. Interesimi për të nuk ka munguar për asnjë moment, ndërsa lista e ekipeve sa vjen e shtohet.
Pas Napolit, Lacios, Milanit, Seville apo Villareal, tashmë është edhe Lyon që rreshtohet në radhë për shërbimet e tij.
Largimi i Memphis Depay-t drejt Barcelonës ka lënë një boshllëk të madh në klubin francez, që synon ta mbulojë me afrimin e Shaqirit.
“L’Equipe” bën me dije se Lyon ka paraqitur një ofertë zyrtare për kartonin e sulmuesit shqiptar, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të mësohet edhe se përgjigja që do të vijë nga Anglia.
Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore,…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga…
Duke iu drejtuar sulmuesit që qëlloi Kirk të mërkurën në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, ajo tha:…
Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4” ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare,…
Besnik Koçiu, i dyshuar për plagosje u izolua me vendim të Gjykatës së Tiranës në paraburgimin 313, por pa mbushur…
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…