Myrto Uzuni u shfaq optimist në konferencën për shtyp të Kombëtares para sfidës me Poloninë. Sulmuesi i Ferencvarosit në Hungari, sa i përket aspektit personal, u shpreh se është i fokusuar në klubin e tij, ku theksoi se ka mbështetjen maksimale.
“Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve, do të japim maksimumin sepse asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm. A do të shënoj? Kur sulmuesit shënojnë ekipi ka më shumë besim, por të gjithë jemi së bashku dhe nuk e kemi vëmendjen se kush shënon. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar, e vendos trajneri pozicionin tim në sulm.”
Pretendimet e Shqipërisë në grup: “Jemi duke folur për futbollistë të nivelit më të lartë në futboll, mendoj se ne mund të luajmë me çdo kundërshtar. Kur është grupi i njëjtë ne i dimë karakteristikat dhe i dimë lëvizjet e tyre. Hyj në çdo ndeshje për të fituar dhe shpresojmë që do t’ia dalim. Kam shënuar katër herë dhe kam asistuar katër herë në Champions dhe dua që të vazhdojmë këto ritme.”
Ecuria te Ferencvarosi: “Jam i përqendruar tek Ferencvarosi, e mira nuk ka fund, por në këtë klub me kanë përkrahur shumë.”
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Diving”, policia e Sarandës në bashkëpunim me policinë kufitare arritën të vinin në…
Vëllai i Liridona Ademajt Leonard Ademaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për…
Një banore nga Thethi, ka treguar ftesën që ka marrë nga vetë Rama për të ndërtuar bujtina në Theth. Ajo…
Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:40, një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë–Durrës, në afërsi…
Sot, më 12 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 97.3…
Policia Rrugore, do të vendosë 3 radarë inteligjentë “Poliscan”, për monitorim 24 orë në të gjitha akset rrugore. Sipas një…