sport

Sezoni i ri nis në mënyrë fantastike për futbollistët kuqezi

Sezoni i ri futbollistik 2024-2025 ka nisur tashmë edhe për lojtarët e Kombëtares shqiptare të impenjuar me klubet e tyre në Europë dhe jo vetëm, teksa disa prej legjionarëve kanë lënë menjëherë shenjën e tyre me gola dhe perfomanca shumë të mira.

Jasir Asani, Mirlind Daku, Arbër Hoxha e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri futbollistik. Në kampionatin korean, Asani po shkëlqen me skuadrën e tij Gwangju. Sulmuesi kuqezi në dy ndeshjet e fundit ka shënuar po aq gola, teksa ka treguar edhe një performancë shumë të mirë në fushë, duke qenë lojtari më i mirë për skuadrën e tij.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën mënyrë ka nisur sezoni edhe për Mirlind Dakun. Në katër ndeshjet e para në kampionat me skuadrën e tij Rubin Kazan, sulmuesi kuqezi numëron tre gola dhe po kalon një formë fantastike.

Arbër Hoxha nuk njeh kufi në kampionatin kroat, teksa e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri me skuadrën e Dinamo Zagreb. Në tre ndeshjet e para në kampionat sulmuesi kuqezi ka shënuar 2 gola, ndërsa në fushë ka shkëlqyer me performancën e tij.

Në Turqi, mesfushori Ernest Muçi shënoi golin e parë në sezonin e ri. Futbollisti kuqezi e nisi nga stoli takimin që Besiktas zhvilloi ndaj Antalyaspor, teksa në minutën e 90+5 realizoi një gol të bukur që vulosi fitoren e dytë në po aq ndeshje në kampionat për skuadrën e Besiktas.

E ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri edhe Cristian Shpendi. Sulmuesi i talentuar i Kombëtares U-21 debutoi me dy gola në Serinë B italiane. Cesena triumfoi 2-1 ndaj Carrarese dhe golat e Cristian Shpendit i dhuruan fitoren e parë të sezonit skuadrës së Cesenës.

Në javën që lamë pas, titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Rey Manaj, Arbnor Muja dhe Myrto Uzuni, ndërsa dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Ivan Balliu dhe Kristjan Asllani.

Forma e mirë e kuqezinjve është një ogur i mirë në prag të ndeshjeve të Kombëtares në muajin shtator, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë të vlefshme për UEFA Nations League.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

7 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

8 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

8 hours ago