sport

Paraqitjet e legjionarëve, Arbër Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci

Pas rikthimit në ekipet e tyre, legjionarët kuqezi kanë vazhduar me paraqitje të shkëlqyera, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste gjatë fundjavës.

Sipas një njoftimit të FSHF-së, sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Al Sharjah, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra.

Të lidhura

None found

Ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon me fanellën e klubit arab.

FSHF cilëson se Nazmi Gripshi po kalon një formë të jashtëzakonshme me FC Astana.

Në fitoren 5-3 ndaj Aktobe, ai realizoi nga pika e bardhë, duke e çuar në 16 numrin e golave sezonal në kampionatin kazak dhe duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

Gjithashtu, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Jasir Asani, i cili i dha fitoren skuadrës së Esteghlal FC ndaj Mes Rafsanjan me një gol vendimtar në minutën e 11-të të takimit.

Në njoftim thuhet se në Turqi, Arlind Ajeti, ishte protagonist me një asist në barazimin 1-1 të Bodrumspor në transfertë ndaj Erokspor.

Qendërmbrojtësi kuqezi shërbeu saktë për Fredy në minutën e 29-të, duke zhbllokuar rezultatin.

Në Itali, Ylber Ramadani, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në takimin mes Leçe dhe Sassuolo, të mbyllur në barazim 0-0.

Mesfushori kuqezi shkëlqeu me një performancë shumë të mirë dhe ndikim të madh në mesfushë.

Sipas FSHF-së, moment i veçantë ka qenë edhe për Arbër Hoxhën, i cili e nisi si titullar ndeshjen Dinamo Zagreb – Osijek, ndërsa para takimit mori çmimin si “Lojtari i Muajit” në kampionatin kroat, në vlerësim të paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe kontributit të madh për skuadrën e tij.

Një tjetër lajm pozitiv, ishte rikthimi në fushë i Ardian Ismajlit, që ka lënë pas dëmtimin dhe mori disa minuta në fitoren e Torinos ndaj Napolit.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Medon Berisha, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi.

të fundit

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

2 minutes ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

2 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

2 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

2 hours ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago