Lisbona dhe e gjithë Portugalia është tronditur ditën e sotme, pasi Serbia e mposht me përmbysje në minutat e fundit dhe i merr vendin e parë në grupin A.
Tanimë Ronaldo me shokë do të duhet t’i bjerë nga Play-Off për të siguruar një biletë për Botërorin e ardhshëm.
None found
Vendasit e nisën mirë ndeshjen pasi një gabim në mbrojtjen e serbëve u shfrytëzua mirë nga Renato Sanchez, i cili e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 2.
Serbia nuk kishte ndërmend të dorëzohej dhe arrinë të gjejë golin e barazimit në minutën e 33 me kapitenin Tadic.
Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1 dhe e dyta nis me një Portugali që pret në mbrojtje për goditur në kundërsulm, por nuk ia del.
Teksa minutat kalonin dhe ndeshja shkonte drejt fundit aq më shumë pajtohej me barazimin skuadra e Santos, por miqtë nuk e kishin dhënë fjalën e fundit pasi Mitrovic i ardhur nga stolin me pikën e tij më të fortë, pikërisht me kokë, përmbys rezultatin në minutën e 90 dhe dërgo kështu kombëtaren e tij në Katar 2022.
Spanja edhe pse me vështirësi, ia del të marrë tre pikë përballë Suedisë dhe të blindojë vendin e parë duke siguruar kështu kualifikimin direkt.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me të dyja skuadrat që patën mundësitëe tyre.
Në të dytën është Alvaro Morata që në minutën e 86 shënon golin e vetëm dhe të fitores për “furinë e kuqe”. r.t./albeu.com
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Izraelitët iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet e para parlamentare që nga masakra e 7 tetorit 2023, në një…