Categories: sport

Senegalit i shpërthen kriza në Botëror: bonuse ende të pashlyera dhe trajner pa marrëveshje

Kombëtarja e Senegalit po përballet me vështirësi serioze gjatë pjesëmarrjes në Kupën e Botës, pasi problemet financiare dhe paqartësitë organizative rrezikojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e skuadrës.

Pakënaqësia në kampin senegalez lidhet me bonuset që ende nuk u janë dhënë lojtarëve, ndërsa situata rëndohet edhe nga fakti se përfaqësuesja drejtohet nga një trajner që nuk ka kontratë zyrtare.

Të lidhura

None found

Përveç kësaj, raportimet flasin edhe për mangësi në organizimin bazë, përfshirë ushqimin dhe kushtet e kampit, në një kohë kur ekipi afrikan synon të bëjë paraqitje të rëndësishme në turneun që po zhvillohet në Amerikën e Veriut.

Edhe pse konsiderohet ndër përfaqësueset më të forta të futbollit afrikan, së bashku me Marokun, i renditur i 7-ti në botë, Senegali po hyn në këtë fazë të Botërorit mes tensioneve të shumta të brendshme.

Vitin e kaluar, senegalezët triumfuan ndaj Marokut në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, por më pas ajo fitore u anulua për shkak të një incidenti, pasi skuadra u largua nga fusha për rreth 10 minuta.

Po ashtu, Senegali regjistroi edhe një sukses të rëndësishëm 3-0 në transfertë kundër Anglisë vitin e kaluar, duke konfirmuar potencialin e madh që kishte përpara startit të Botërorit në Amerikën e Veriut.

Ndeshjen e parë në këtë turne e humbi 3-1 ndaj Francës, një prej ekipeve favorite, megjithatë ende mbetet në garë për kualifikimin në fazën me eliminim direkt, nëse arrin të fitojë njërën nga dy sfidat e mbetura në grup.

Sipas raportimeve, atmosfera në kamp nuk është aspak e qetë. Skuadra po përjeton tensione të forta për shkak të çështjeve financiare dhe situatës së paqartë që përfshin stafin teknik.

Sports News Africa shkruan se Federata e Futbollit të Senegalit duket se po përpiqet t’i zbusë në heshtje shqetësimet që lidhen me bonuset e futbollistëve, të cilat ende nuk janë shlyer pavarësisht premtimeve të bëra ndaj lojtarëve të kombëtares.

Po sipas raportimeve, federata ka përfituar prej muajsh pagesa të konsiderueshme nga AFCON 2025, si edhe bonuse që lidhen me sigurimin e kualifikimit për në këtë Botëror.

Ndërkohë, hoteli i zgjedhur si bazë e ekipit në Shtetet e Bashkuara thuhet se nuk përmbush standardet e nevojshme për një kompeticion të këtij niveli, duke e shtuar më tej pakënaqësinë brenda skuadrës.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

37 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

52 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago