Futbollisti i Zurichut, Selmin Hoxha, i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka vendosur që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën.
Edhe pse kishte mundësi të përfaqësonte Zvicrën, Shqipërinë ose Bosnjë e Hercegovinën, 23-vjeçari tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij për “Dardanët”.
None found
Grumbullimi i tij i parë me kombëtaren e Kosovës pritet të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm, kur ai mund të debutojë zyrtarisht me ekipin përfaqësues.
Kontaktin e parë me Federatën e Futbollit të Kosovës Hoxha e kishte realizuar në muajin mars, por nuk arriti t’i bashkohej grumbullimit për shkak të problemeve shëndetësore.
Gjatë këtij sezoni, ai ka zhvilluar paraqitje pozitive në kampionatin zviceran, duke kontribuar me 1 gol dhe 2 asistime.
Hoxha u formua si lojtar në akademinë e Zurichut, ndërsa në ekipin e parë të këtij klubi bën pjesë që nga viti 2022.
Në grupmoshat e reja, ai ka luajtur për Zvicrën dhe ka regjistruar 3 ndeshje me ekipin U20, ndërsa prindërit e tij vijnë nga fshati Restelicë i Komunës së Dragashit në Kosovë.
Situata e përmbytjeve në veri të Francës është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë planin e emergjencës në dhjetëra…
Një avion i vogël është rrëzuar pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Monterrey-t në Meksikë, duke përfunduar pranë një autostrade të frekuentuar…
Këtë të premte, Gjykata e Durrësit, ka shpallur moskompetencën lëndore për çështjen e Elisabeta Matajt, ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit,…
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vazhduar aksionin për rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonat përreth liqeneve akumuluese…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin…
Gjatë intervistimit të drejtoreshës së Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Muja Bajraktari, në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin…