Categories: sport

Schweinsteiger sheh Zvicrën fituese ndaj Argjentinës në çerekfinale

Bastian Schweinsteiger, një nga figurat më të njohura të futbollit gjerman, ka bërë një parashikim që ka ngjallur interes të madh në prag të çerekfinales së Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Argjentinës.

Të lidhura

None found

Ish-mesfushori i Gjermanisë, fitues i Kupës së Botës në vitin 2014, është i bindur se përfaqësuesja zvicerane i ka të gjitha mundësitë për të nxjerrë jashtë kampionen në fuqi dhe ka parashikuar madje një sukses 2-1 për helvetikët.

Sipas 41-vjeçarit, forca e Zvicrës nuk lidhet thjesht me vlerat individuale të lojtarëve, por sidomos me bashkëpunimin, disiplinën në lojë dhe shpirtin e grupit që kjo skuadër ka krijuar prej vitesh.

“Ndoshta për disa mund të jetë befasi, por unë besoj se Zvicra do të fitojë 2:1. Ka shumë pak skuadra që kanë një harmoni të tillë”.

“Sa herë që zbresin në fushë, duken si një ekip i vetëm. Zvicra po bën një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Schweinsteiger.

Këto komente të Schweinsteigerit janë publikuar nga mediumi zviceran Blick dhe vijnë vetëm pak orë përpara njërit prej dueleve më tërheqëse të çerekfinaleve.

Argjentina e nis këtë ndeshje si kampione në fuqi e botës dhe si një prej pretendentëve kryesorë për të ruajtur trofeun, ndërsa Zvicra ka bindur me paraqitjet e saj në këtë edicion dhe synon të prodhojë një tjetër befasi të madhe.

të fundit

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

1 hour ago

Xavi Espart, talenti i Barcelonës: Kurrë nuk do të luaja për Real Madridin

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…

1 hour ago

Detaje të reja shqetësuese: Musiala kaloi vetëm dy episode neurologjike gjatë 12 javëve të rikuperimit

Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…

1 hour ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 23 Nentor 2026

Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…

1 hour ago

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

1 hour ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

1 hour ago