FILE PHOTO: Britain Football Soccer - England - Gareth Southgate Press Conference - St George’s Park - 16/3/17 England manager Gareth Southgate during the press conference Action Images via Reuters / Carl Recine Livepic
Garet Sauthgejt u prezantua sot në konferencën për shtyp duke treguar se finalja e humbur në Londër përballë Italisë e “përndjek” prej vitesh ndërsa pranoi se objektivi në finalen e Berlinit është fitorja, jo loja e bukur.
“Emocionalisht, do të ishte e pamundur për mua të merrja një vendim logjik në këtë moment sepse synimi im i vetëm për dy vjet ka qenë të fitoj këtë turne. Pesë ose gjashtë javët e fundit kanë qenë një sfidë e vërtetë, kështu që vërtet nuk e di se ku jam dhe i vetmi fokus është përgatitja e ekipit për këtë ndeshje. Unë jam i vendosur të vazhdoj t’i drejtoj djemtë siç kam bërë muajin e fundit”, tha komisari teknik i Anglisë.
None found
“Ne jemi përmirësuar për sa i përket besueshmërisë së futbollit anglez dhe mënyrës se si ai perceptohet në mbarë botën, por, në fund të fundit, derisa ta fitojmë atë trofe, gjithmonë do të ketë pyetje si jashtë ashtu edhe brenda vendit për atë që kemi bërë. Dua ta fitoj kupën edhe nëse luajmë keq”, pranoi Sauthgejt.
Në fund ai u pyet për të dhënë një mendim mbi rivalët spanjollë: “Nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion për t’i studiuar, por më duhet të them që i njohim, si lojtarët apo edhe filozofinë e tyre. Si ata edhe ne kemi një projekt të cilin e kemi nisur prej vitesh, këtu jemi prej një muaji dhe e kemi identitetin tonë të lojës. Prej kohësh Anglia i shikonte finalet nga shtëpia, por ne kemi nisur ta ndryshojmë këtë, po luajmë finalen e dytë radhazi. Kjo tregon se kemi punuar mirë dhe disponojmë lojtarë me shumë potencial dhe kemi ndërtuar gjithashtu themele të sigurta për të ardhmen”.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…