sport

Sandro Tonali shihet në një kantier, gjersa është duke vuajtur dënimin për shkeljet e rregullave të basteve

Ylli i Newcastle United, Sandro Tonali është parë duke mbajtur një kapele dhe një xhaketë kundër rrezikshmërisë në punë, ndërsa ai vazhdon të vuajë një ndalim për shkeljen e rregullave të lojërave të fatit.

Italiani aktualisht po vuan dënimin me 10 muaj dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga tetori. Ai iu bashkua Newcastle vetëm verën e kaluar në një lëvizje prej 60 milionë euro nga Milani, por shpejt u godit nga një ndalim nga Federata Italiane e Futbollit.

Të lidhura

None found

Javën e kaluar, futbollisti italian u dënua me dy muaj nga federata angleze, megjithëse ky është pezulluar për dy vjet.

Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 euro gjobë dhe i është dhënë një paralajmërim për sjelljen e tij.

Ky ndalim do të aktivizohet vetëm nëse ai shkel sërish rregullat e FA të basteve. Tonali lejohet të stërvitet, por nuk mund të luajë asnjë ndeshje deri në sezonin e ardhshëm.

Mesfushori duket se po merr një qasje të re për të mbushur kohën e tij, duke punuar së bashku me stafin e inxhinierëve Shepherd Offshore.

Ai u fotografua duke veshur një kapele të fortë dhe një xhaketë.

Tonali ka bërë një ulje page ndërsa mbetet i pezulluar nga ndeshjet. Dhe trajneri i Magpies, Eddie Howe zbuloi se ishte një vendim që u mor vetëm nga italiani. /Telegrafi/

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago