Categories: sport

Sandro Tonali transferohet zyrtarisht te Tottenhami

Tottenhami ka zyrtarizuar afrimin e Sandro Tonalit, i cili ka përfunduar kalimin e tij nga Newcastle United.

Mesfushori italian do t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Roberto de Zerbi, që ka si objektiv rikthimin në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Të lidhura

None found

Për kartonin e Tonalit, Newcastle ka arkëtuar 100 milionë euro plus bonuset, ndërsa lojtari ka firmosur një kontratë afatgjatë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur arrita në klub, u ndjeva në mënyrë fantastike. Njerëzit thonë se këtu janë katër ose pesë klube, por është vetëm një”.

“Ishte si magji sepse e dija menjëherë që do të nënshkruaja për Tottenhamin. Kam luajtur disa herë ndaj tyre dhe gjithmonë e kam ndjerë atmosferën fantastike të tifozëve. Mezi pres t’ia nisim sezonit”, deklaroi ai.

Po ashtu, Tottenhami ka siguruar edhe disa marrëveshje të tjera të rëndësishme, mes tyre Matheus Fernandes nga West Ham dhe Andrew Robertson nga Liverpooli./

https://x.com/SpursOfficial/status/2074072216048685197

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

2 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

3 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

3 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

3 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

3 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

3 hours ago