Categories: sport

Samir Nasri në qendër të hetimeve në Francë, ish-ylli i Arsenalit pyetet për pastrim parash dhe trafik droge

Samir Nasri, ish-futbollist i Arsenalit dhe Manchester Cityt, është pyetur nga policia franceze në kuadër të një hetimi të gjerë për pastrim parash, i lidhur me një rrjet të dyshuar të trafikut të drogës.

Sipas Le Parisien, ish-reprezentuesi i Francës qëndroi për rreth 10 orë në pyetje të enjten, si pjesë e hetimeve që përfshijnë dyshime për import droge, organizatë kriminale dhe pastrim të të ardhurave të siguruara nga trafiku i narkotikëve.

Të lidhura

None found

Megjithëse u mor në pyetje për një kohë të gjatë, 39-vjeçari u la i lirë në mbrëmje pa u ngritur asnjë akuzë zyrtare ndaj tij, ndërsa deri tani nuk ka nisur asnjë procedurë ligjore.

Hetuesit francezë po verifikojnë nëse Nasri ka pasur lidhje me një rrjet kriminal që dyshohet se drejtohej nga trafikanti i burgosur nga Marseille, Berrebouh, i njohur me nofkën “Derri i Egër”, i cili ndodhet në burg që nga viti 2021.

Sipas mediave franceze, një pjesë e çështjes është përqendruar te dyshimet për pastrim të organizuar parash nëpërmjet klubit të natës XS, që ndodhet në Ivry-sur-Seine, në periferi të Parisit.

https://x.com/goalsside/status/2075322129847849345

Rreth vitit 2016, Nasri u bë aksionar në këtë lokal, pasi thuhet se investoi disa qindra mijëra euro në një periudhë kur luante për Manchester City dhe përfitonte paga milionëshe.

Më pas, ish-mesfushori francez u shndërrua në bashkëpronar të klubit të natës së bashku me Bilele Z., një person që sipas hetuesve konsiderohet pjesë e rrjetit të dyshuar kriminal dhe që po ashtu u ndalua nga policia të enjten.

Autoritetet franceze ndërkohë po vijojnë hetimet për të sqaruar nëse Nasri ka pasur ndonjë përfshirje në skemën e dyshuar të pastrimit të parave, por deri në këtë fazë ai nuk akuzohet për asnjë vepër penale.

Tags: Samir nasri

të fundit

DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…

3 hours ago

After protest tensions, Tirana turns red and black as citizens fill the streets with flags

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…

3 hours ago

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

3 hours ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

3 hours ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

4 hours ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

4 hours ago