Shefi i transferimeve të Arabisë Saudite, Michael Emenalo, ka përshkruar ambiciet e tij për forcimin e ligës në vitet e ardhshme.
Superliga e Arabisë Suadite ka tërhequr tashmë lojtarë të klasit të lartë nga ligat evropiane.
None found
Superliga Saudite ka disa emra të mëdhenj që luajnë siç janë Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Sadio Mane, Riyad Mahrez dhe Kalidou Koulibaly.
Megjithatë, arabët synojnë emra tjerë të mëdhenj për të ardhmen e afërt.
“Mo Salah, si Messi, Benzema, Ronaldo dhe si Kevin De Bruyne, këta janë lojtarë që kur ka një ndjenjë disponueshmërie për ta, ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë”, ka thënë fillimisht Emenalo për Sky Sports News.
“Por, ne gjithashtu e kuptojmë se Mo është i lumtur aty ku është aktualisht dhe në një klub historik, të mrekullueshëm si Liverpool. Ne e respektojmë shumë këtë dhe nuk duam të hasim si presion mbi të”.
“Por, nëse ka ndonjë interes për të bërë diçka, Mo Salah është një lojtar që dëshironi në ligën tuaj, në çdo ligë”.
“Ne respektojmë Liverpoolin dhe në këtë skenar, iniciativa për të bërë diçka nuk do të vijë nga ne. Duhet të ketë një interes nga të gjitha palët e përfshira”, përfundoi kreu i transferimeve në Arabinë Saudite. /albeu.com
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…