Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka theksuar se subjekti i tij politik nuk ka arritur asnjë lloj marrëveshjeje me Qeverinë Kurti dhe se mbetet opozita e vërtetë në vend. Ai e cilësoi situatën aktuale në Kosovë si një “terr të madh”.
Gjatë një interviste për emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Ramadani u shpreh se Aleanca nuk ka pasur as marrëveshje, as paramarrëveshje dhe as ndonjë përpjekje për marrëveshje me ekzekutivin, të cilin e akuzoi se po i shkakton dëme të mëdha Kosovës.
None found
“Kosova është në terr të madh”, tha Ramadani, duke sqaruar se fillimisht i referohej furnizimit me energji elektrike, por se kjo shprehje pasqyron edhe mënyrën se si po qeveriset vendi.
Sipas tij, qëndrimet opozitare të Aleancës nuk motivohen nga inati politik, pasi partia ofron vazhdimisht alternativa dhe propozime konkrete.
Deklarata e tij erdhi një ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi me 61 vota vendimin e Qeverisë për masa emergjente në sektorin e furnizimit me energji elektrike, të cilat do të qëndrojnë në fuqi për 60 ditë. Po ashtu, ajo u bë në javën kur kryeministri Albin Kurti dhe Partia Demokratike e Kosovës ranë dakord për një nismë të re ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij nuk ka bërë asnjë marrëveshje…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…
Këtë të shtunë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij nuk ka bërë asnjë marrëveshje…
Autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës ia kanë ndaluar hyrjen në vend Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit të…
Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë dhe ka lëshuar fletarrestim për Milan…