Edhe pse Kampionati Botëror 2026 përfundoi të dielën e kaluar me Spanjën që u kurorëzua kampione pas triumfit në finale ndaj Argjentinës, diskutimet mbi ngjarjet e tij vazhdojnë të jenë të nxehta.
None found
Një nga momentet që ndezi më shumë debate ishte kartoni i kuq i dhënë lojtarit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, gjatë ndeshjes me Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe veprimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për ta shfuqizuar atë në kundërshtim me rregulloren. Gjithashtu, vëmendje mori edhe afërsia e tij me presidentin amerikan, Donald Trump.
Si pasojë e mbështetjes së hapur të Infantinos për presidentin amerikan dhe axhendën e tij, organizata FairSquare ngriti një padi ndaj tij. Në dokument, ata argumentuan se kreu i FIFA-s cënoi parimin e paanshmërisë politike dhe ia dërguan çështjen Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Sipas agjencisë Reuters, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e rrëzoi ankesën, duke sqaruar se kjo çështje nuk hynte në juridiksionin e Komisionit të Etikës.
“Komisioni i Etikës i IOC-së e shqyrtoi me kujdes ankesën e FairSquare. Ai theksoi se kjo ankesë, përfshirë pjesën që lidhet me Presidentin e FIFA-s, ka të bëjë vetëm me vendimet e një federate ndërkombëtare sportive,” thuhet në reagim.
“Kjo organizatë gëzon autonomi në vendimmarrje për sa i përket qeverisjes së vet, duke përfshirë marrëdhëniet me qeveritë dhe zbatimin e rregullave. Të dyja këto fusha janë jashtë fushëveprimit të Kodit të Etikës së IOC-së. FairSquare është njoftuar për vendimin përfundimtar,” deklaroi Bordi.
Reuters kujton se Gianni Infantino është pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 2020 dhe më herët është përballur me kritika për lidhjen e tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara.
Kosova dhe Irlanda përballen sonte (e enjte) në “Fadil Vokrri”, në një duel ku përveç rëndësisë sportive, dallimet mes dy…
Ditën e sotme, nga foltorja e Kuvendit, deputetja Jozefina Topalli, ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për indiferencën e…
Qytetarët në protestën e paraditës së sotme kanë shkëmbyer vazhdimisht përplasje me forcat e policisë. Pas një marshimi, një i…
Këtë të enjte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të institucioneve të rendit dhe…
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar disa vende europiane për një skenar të mundshëm të përshkallëzimit rus, që përfshin sulme me…
Nga VLEN në një njoftim për media thonë se nga Uashingtoni në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë dhe sekretari i…