Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, është vënë përballë kritikave të forta pas debatit të madh që ka shpërthyer lidhur me heqjen e kartonit të kuq për sulmuesin Folarin Balogun, shkruan The Times.
None found
Sipas këtij raportimi, disa federata kombëtare po mendojnë të rishikojnë mbështetjen e tyre për rizgjedhjen e Infantinos, pasi e konsiderojnë si kapërcim të një vije të kuqe faktin që FIFA e shtyu pezullimin e Balogunit deri pas mbylljes së Kupës së Botës, pas ndërhyrjes së pretenduar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ndonëse Infantino mbetet favorit për t’u rizgjedhur pa rival vitin e ardhshëm, vala e reagimeve kundër tij mund t’ia dobësojë ndjeshëm peshën gjatë mandatit të fundit në drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror.
“Ndërhyrja politike në futboll nuk bëhet më e fortë se ajo që ka bërë Trump, ndërsa përpjekjet e FIFA-s për të dhënë shpjegime kanë qenë qesharake. Fuqia e Infantinos është zbehur, ai është shumë i izoluar tani dhe do të jetë një president pa ndikimin e mëparshëm”, ka deklaruar për mediumin prestigjioz The Times një burim i lartë nga bota e futbollit.
The Times raporton se federatat e Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës kanë dalë kundër vendimit të komitetit disiplinor të FIFA-s, i cili e la në fuqi kartonin e kuq të Balogunit, por vendosi që pezullimi i tij të shtyhej.
Kjo situatë pritet të ketë ndikim edhe mbi planet e Infantinos për zgjerimin e Kupës së Botës për Klube, kthimin e saj në një turne që do të zhvillohej çdo dy vite, si edhe përpjekjet për të ndryshuar statutet e FIFA-s me synimin që të kërkojë një mandat tjetër pas vitit 2031.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me…
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sot seancën parlamentare akuzoi se ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është dëshmi…
Një problem sigurie i Claude Code, asistenti i programimit të inteligjencës artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që mbi 100…
Me 67 vota "për", 15 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi sot pasdite rishikimin e dytë të buxhetit për vitin…
NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 dollarësh…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për…