Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Angli ka ndarë mendimet e futbolldashësve, por kapiteni i kombëtares vazhdon të realizoj gola, pasi ka shënuar tashmë 14 gola në 24 ndeshjet ku ka qenë i pranishëm.
Rene Meulensteen, ish-ndihmës trajneri i Alex Ferguson te djajtë e kuq, gjithashtu përkoi me CR7 gjatë vizitës së tij të parë në klub dhe, në një intervistë për The Sun, nënvizon cilësitë e lojtarit portugez, shkruan albeu.com.
“Shikoni se çfarë ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij dhe çfarë vazhdon të bëjë. Nëse keni katër shanse, shënoni dy. Sa lojtarë mund të bëjnë të njëjtën gjë? Duhet gjetur mënyra për t’i dhënë këto mundësi”, tha ish-asistenti i djajve të kuq .
Duke besuar se United mund të jetë duke krijuar një varësi të tepruar nga stili i golave të Ronaldos, Meulensteen tregon nevojën që klubi anglez të fillojë të përgatitet për të ardhmen, duke siguruar që planifikimi i klubit të mos jetë i strukturuar apo menduar mirë në planin afatgjatë.
“Ata duhet të kishin filluar tashmë të mendonin për ekipin që do të kenë pas dy ose tre vjetësh. Kështu arrihet një projekt me stabilitet dhe të ardhme. Por nuk jam i sigurt se kjo është ajo që ka ndodhur vitet e fundit. A nuk duhet të kërkojmë tashmë De Gean, Cavanin, Matic, Maguire apo edhe Cristiano Ronaldon e radhës?”, pyeti Meulensteen. /albeu.com/
Dashi Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku…
Presidenti francez pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Franca të hënën. Macron tha se lirimi i pengjeve të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të…
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion…
Elia Zaharia ishte e ftuar në emisionin “ArtKand”, kësaj radhe jo si aktore, por si autore e një libri për…
Pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, Portugalia ka njoftuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës. Ministri i Jashtëm portugez,…