Gjithë Europa ëndërron Erling Haaland, me përjashtim të Bajernit të Mynihut. Klubi bavarez nëpërmjet shefit Ekzekutiv Karl-Heinz Rummenige largon zërat e merkatos që flisnin për një interesim të Bajernit për sulmuesin që luan me Borusian e Dortmundit.
“Nga vijnë këto zëra? Nuk e di, – tha Rummenige duke shtuar, – Mund të them vetëm një gjë. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë në pozicionin e qerndërsulmuesit. Robert Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2023. Jam i bindur se me profesionalizmin e tij, mënyrën se si stërvitet dhe se si kujdeset për trupin e tij, fundi është ende larg”, shtoi Rummenige duke folur për qetëndërsulmuesin nga Varshava që sapo është dëmtuar me kombëtaren e Polonisë dhe do të humbasë përballjen e dyfishtë në Champions League kundër Paris Saint-Germain.
None found
Lewandowski doli nga fusha për shkak të një problemi në gjurin e djathtë, por askush në momentin e parë nuk mendoi për një problem kaq serioz. Siç bëjnë të ditur kanalet zyrtare të Bajernit të Mynihut për të kompletuar rikuperimin Lewandowski duhet të rrijë jashtë fushe për afërësisht 4 javë. Një ndalesë e gjatë që padyshim penalizon bavarezët në çerekfinalet e Championsit kundër Mbappe me shokë.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) është seriozisht e shqetësuar për hapjen e një diskutimi mbi rritjen e moshës së…
MPB Maqedoni njofton se kontrollet e përbashkëta kufitare One Stop tashmë funksionojnë në pikat kufitare me Serbinë dhe Kosovën, ndërsa…
Një dramë e vërtetë u zhvillua mbrëmë në Ohër, kur një makinë “Range Rover” fillimisht nuk u ndal për patrullën…
Një bandë droge shqiptare që vepronte në jug të Antwerpit është dënuar me burgim deri në 6 vjet për trafikimin…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurimit…
Një nga emrat që la gjurmë të forta dhe u kthye në një sensacion të vërtetë në edicionin e katërt…