Categories: sport

Rregulli i ri i FSHF-së jep efektet e para, 17 futbollistë të rinj aktivizohen në javën hapëse

Java e parë e “Abissnet Superiore” solli menjëherë efektet konkrete të një prej risive kryesore të sezonit të ri. Falë rregullit të Federatës Shqiptare të Futbollit për përfshirjen e detyrueshme të të rinjve, 17 futbollistë patën mundësinë të aktivizoheshin që në nisje të kampionatit.

Të lidhura

None found

Rregullorja e miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së përcakton se, duke filluar nga sezoni 2026-2027, çdo ekip në “Abissnet Superiore” dhe në Kupën e Shqipërisë duhet të hedhë në fushë nga minuta e parë, për të paktën një pjesë loje, një futbollist të lindur në vitin 2007 ose më vonë, i cili të ketë pasaportë shqiptare.

Zbatimi i kësaj mase që në javën hapëse tregon se politika e FSHF-së për zgjerimin e mundësive ndaj talenteve shqiptare ka nisur të konkretizohet që në fillim të sezonit.

Mes emrave që spikatën ishte Briajan Gjyla i Vorës. Futbollisti i lindur në vitin 2007 vendosi ndeshjen kundër Dinamo City, pasi realizoi golin që i dha Vorës fitoren 1-0. Kjo paraqitje e ktheu atë në një nga protagonistët e javës së parë të kampionatit.

Gjyla dhe Dion Vata i Partizanit, gjithashtu një prej të rinjve të aktivizuar në javën e parë, u përfshinë nga Drejtoria Teknike e FSHF-së në formacionin më të mirë të javës hapëse të “Abissnet Superiore”.

Tirana ishte skuadra që u dha minuta pesë lojtarëve të rinj: Olti Qerimaj (2007), Mateo Maçi (2009), Aimar Bami (2008), Serxho Vogli (2008) dhe Serxho Prendi (2008).

Hapësirë për dy futbollistë të rinj krijoi Egnatia, e cila aktivizoi Reis Bakallin (2007) dhe Zyber Çullhajn (2008). Edhe Teuta u mbështet te dy të rinj, Ergis Arifi (2007) dhe Grei Kuqi (2008).

Minutat e para në elitë gjatë kësaj jave i morën edhe Sokol Uldedaj (2009) me Vllazninë, Spasian Nasto (2008) dhe Kleart Grazhdani (2007) me Skënderbeun, Dion Vata (2009) me Partizanin, Klevi Ajazi (2008) me Laçin, Armir Borici (2008) me AF Elbasanin, Skënder Meta (2007) me Dinamo City dhe Briajan Gjyla (2007) me Vorën.

Lista e lojtarëve të aktivizuar nxjerr në pah se klubet nuk janë përqendruar vetëm te një grupmoshë. Mundësi kanë marrë futbollistë të lindur në vitet 2007, 2008 dhe 2009, duke afruar më drejtpërdrejt futbollin e moshave me nivelin më të lartë të kampionatit vendas.

Kjo nismë është pjesë e strategjisë së FSHF-së për zhvillimin e futbollit shqiptar, shtimin e hapësirave për lojtarët e rinj dhe forcimin e bazës së ekipeve kombëtare. Objektivi është që talentet shqiptare të grumbullojnë minuta, përvojë dhe konkurrencë në nivelet më të larta, duke kontribuar gradualisht në formimin e brezave të ardhshëm të Kombëtares.

Ndeshjet e para të “Abissnet Superiore” dëshmuan se futbollistët e rinj nuk po marrin vetëm mundësinë për të zbritur në fushë, por edhe për të luajtur role protagoniste dhe për të qenë vendimtarë në rezultatet e skuadrave të tyre.

të fundit

Nis me tensione seanca parlamentare, opozita bllokon foltoren

Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë me tensione. Në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e…

3 minutes ago

Macron akuzon Trumpin dhe Netanyahun se po shfrytëzojnë trazirat franceze për përfitime elektorale

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i akuzuar se…

5 minutes ago

Rilindja 1974 surprizon në Ligën e Parë, kapiteni Burim Qorri shpjegon ecurinë e pejanëve

Me 21 pikë pas 11 ndeshjesh dhe pozitën e tretë në tabelë, Rilindja 1974 po zhvillon një start që ka…

11 minutes ago

Gostivarasi ndalohet pranë Qafë Thanës, i gjendet rreth një kilogram marihuanë

MPB njofton se në afër pikës kufitare Qafë Thanë është ndaluar një person nga Gostivari, i cili gjatë kontrollit të…

12 minutes ago

VLEN akuzon opozitën për përçarje në Bërvenicë: Votuesit tanë mbështesin unitetin dhe kandidatin shqiptar

VLEN sot ka akuzuar opozitën shqiptare se po përdor gjuhë përçarëse në Bërvenicë, nga ku thonë se nuk e kanë…

13 minutes ago

New KSF recruits to take oath tomorrow at Adem Jashari Barracks

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nesër do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së…

13 minutes ago