Në konferencën për shtypë në prezantimin si trajneri i ri i Lacios, Mauricio Sarri u ndal të fliste për dy tema shumë të rëndësishme atë të largimit nga Çelsi dhe marrëdhënien me Kristiano Ronaldon tek Juvja.
Sarri u shpreh se bëri gabim që u largua nga Anglia për tu bashkuar me Juventusin pasi londinezët ishin një skuadër e shkëlqyer.
None found
“Ronaldo është një kompani shumëkombëshe, ai ka interesa personale që duhet të përkojnë me futbollin. Interesat e tij shkojnë përtej normalitetit, përtej ekipit ose klubit. Unë jam trajner, jo menaxher. Megjithatë, Ronaldo sjell numrat në fund të vitit, por vitet e fundit, unë dëgjoj shumë për lojtarët dhe shumë pak rreth ekipeve.
E ardhmja e Ronaldos varet nga nevojat e klubit. Nëse ata duhet të kursejnë në pagë, atëherë ata duhet të bëjnë një zgjedhje. Sipas mendimit tim është më mirë të heqin dorë nga një lojtar sesa nga pesë ose gjashtë me të njëjtat kursime.
Marina Granovskaia tentoi të më bindte të qëndroja tek Çelsi. Sot unë them që ishte një gabim që u largova nga Çelsi. Është një klub i shkëlqyeshëm, në vitet në vijim ata kanë marrë shumë lojtarë të rinj të cilët do të ishin të përshtatshëm për mua. Kam jetuar një vit të veçantë në Angli, pasi presidenti Abramoviç nuk mund të hynte në Angli dhe ne kishim një pronar i cili nuk ishte i pranishëm.
Një situatë mjaft e vështirë, e gjitha në duart e Marinës dhe ajo kishte një mijë probleme për të zgjidhur, aspekti i futbollit ishte në duart tona, por duke mos pasur fuqinë ekonomike të kërkuar’’, tha Sarri.
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…