sport

Rrëfehet Sabien Lilaj: Kam një bast personal me Dinamon, Tirana favorite

Sabien Lilaj është blerja më e re e Dinamos.

Në një intervistë për emisionin “Sport News” në News 24, 32 vjeçari foli për aventurën e tij të re si dhe për një sërë temash të tjera.

Të lidhura

None found

Arsyeja që u kthyet në Superiore

“Kanë qenë shumë arsye,. E para është trajneri sepse kemi luajtur bashkë më përpara, E dyta është një klub me projekt serioz. Dhe thashë pse jo në një klub me ambicie dhe pse jo për të fituar.”

Interesim nga Partizani?

“Dinamo ka qenë më bindëse dhe ka qenë e para që më kontaktoi dhe i dhashë fjalën dhe u fokusova këtu. Vendi në formacion arrihet me punë, por do shohim me kalimin e ndeshjeve, sepse kam kohë që nuk luaj.”

Basti personal me Dinamon

“Duke parë të gjitha kushtet që ka Dinamo, Ky është basti i m i vetëm që ta rikthejmë tek trofetë. Nuk jap fjalën që do të fitojmë që do fitojmë vitin e parë apo të dytin. Gjërat e mira vijnë avash. Do mundohemi ta rikthejmë Dinamon atje ku duhet.”

Në aspektin personal çfarë synon Lilaj me Dinamo?

“Kudo ku që kam shkuar jam munduar të fitoj trofe. E kam nisur me trofe tek Tirana, pastaj tek Skënderbeu. Në Azerbajxhan kam fituar dhe në Kosovë gjithashtu. Kështu që dua ta mbyll me Dinamon me trofe se nuk shkon pastaj.”(qesh)

Ju ka tunduar ideja të ktheheni tek klubi i Tiranës?

“Kam qenë tifoz i Tiranës, kam pasur shkollën ngjitur me fushën dhe doja të luaja atje. Pata fatin ta filloja aty karrierën. Është e vërtetë që pata kontakte para dy vitesh, por nuk ishin kushtet e duhura për të firmosur. Kam pasur qejf të rikthehem atje, por nuk ishte e thënë.”

Riktheheni pas 4 vitesh, si ju duket Superiorja?

“Nuk e kam parë shumë po në krahasim me Skënderbeun e asaj kohë është një diference. Duhet ti shoh të gjithë kundërshtarët në fushë dhe pastaj të jap një mendim më të saktë. Po besoj që është pak më poshtë për momentin.”

Krahasim midis Kosovës dhe Shqipërisë

“Janë dy futbolle të ndryshme. Në Shqipëri është më taktik, kurse në Kosovë ka më talente pavarësisht kushteve të këqija. Por besoj që kampionati shqiptar është më i lartë.”

Një koment për Ilir Dajën

“Është një ndër trajnerët më të mirë në Shqipëri dhe Kosovë. Besoj që dhe tek Ballkani do jap kontribute me eksperiencën e tij. Shpresoj të dal kampion atje dhe të kthehet në Superligën shqiptare.”

Skënderbeu i atëhershëm

“Në formacionin e atij Skënderbeu ka pasur lojtarë të kombëtares sonë dhe Kosovës. Të gjithë të huajt që vinin, ishin të një niveli të lartë. Duke parë që të gjithë ishin të atij niveli kjo ishte diferenca. Vetëm Tirana ka një apo dy lojtarë kombëtareje, kurse ekipet e tjera janë larg.”

Do mundet Dinamo ta shpëtojë këtë sezon?

“Tani është shpejt të flasim për objektiva, por çdo gjë do kohën e vet. Nuk mundet që një ekip me 20 lojtarë të rinj të kërkojë direkt trofeun. Të gjitha kushtet që na ka mundësuar presidenti janë, nuk mundet që të arrijmë çdo gjë në një sezon. Tifozët duhet të presin, ne po mundohemi të bëjmë maksimumin. Besoj se jemi në rrugën e duhur.”

Tirana favorite për titullin?

“Përderisa janë të parët mendoj se janë favorit. Kam parë vetëm dy ndeshjet e fundit. Kanë kualitete, për momentin janë favorit. Por nuk do lija pa përmendur Laçin dhe Kukësin. Të shohim në vijim.”

Kombëtarja

“Ka pasur një ndërrim brezash duke ardhur shumë lojtarë të rinj. Trajneri ka eksperiencën e duhur që ta formonte një grup të ri dhe besoj që janë në rrugën e duhur. Por duhet kohë për të arritur objektivat.”

të fundit

Histori në Kupën e Botës 2026: çerekfinalet pa Brazilin, Gjermaninë dhe Italinë

Çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 do të hyjnë në histori për një arsye krejtësisht të papritur. Për herë të…

5 minutes ago

“Rama, guarantor of the dirtiest interests” / Arlind Qori: He is stuck in the 2000s, but facing a European youth

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se Edi Rama…

8 minutes ago

“If he falls, he knows what awaits him”/ Hoxha: Only Edi Rama could have unified all these people against himself

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Edi Rama e di mjaft mirë se…

8 minutes ago

Day 37 of the protest comes to a close, citizens return in front of the Prime Minister’s Office: We will not stop until Rama leaves!

Ka përfunduar pas disa orësh qëndrese dhe marshimi maratonë dita e 37-të radhazi e protestës qytetare në kryeqytet, ku kërkesa…

8 minutes ago

MFA urges Kosovo citizens to avoid transiting through Serbia

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë…

8 minutes ago

“Stop the violence, stop the bloodshed”: Protest in Podujeva after four people were wounded

Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar këtë të hënë një protestë në sheshin e Podujevës, pas incidentit të fundit me…

9 minutes ago