Jahmir Hyka në orët e fundit të merkatos në Izrael ka bërë lëvizjen surprizë duke u transferuar te Sektzia Nes Tziona.
Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me skuadrën tjetër të Superligës izraelite duke qëndruar gjithsesi brenda të njëjtit kampionat, por duke u bashkuar në skuadër me një tjetër lojtar shqiptar, si Sabien Lilaj, që te Tziona është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm.
None found
Hyka, i cili u transferua vitin e kaluar në Izrael nga kampionati amerikan me skuadrën e Maccabi Netanya, kishte mundur të shënonte 4 gola deri në këto momente, ndërsa në total gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 17 ndeshje, ku në 7 ka qenë titullar.
Aktualisht skuadra e tij e re Sektzia Nes Tziona renditet në vendin e fundit në kampionat me 15 pikë dhe duke qenë në garë për mbijetesën. Si ekipi që ka shënuar më pak në Premier Ligën izraelite, Tziona ka nevojë për shërbimet e Hykës që pritet të sjellë më tepër fantazi në skuadër.
Roma ka shënuar një fitore bindëse në udhëtim ndaj Parmës, duke triumfuar me rezultat 5-1 në kuadër të kampionatit italian.Skuadra…
Është mbyllur protesta e së shtunës kundër qeverisë. Protestuesit e nisën protestën e sotme tek Ministria e Arsimit, ku pati…
Estonia do të mbyllë nga 1 dhjetori të pesë pikat e kalimit kufitar rrugor me Rusinë, duke shkaktuar radhë të…
Audi po vazhdon transformimin e gamës së saj të automjeteve, duke përgatitur disa modele të rëndësishme për vitin 2027. Prodhuesi…
Motoçiklisti realizon për herë të parë në botë një “kickflip” me motoçikletë.Banks Hovi ka realizuar një marifet që më parë…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna…