sport

Rrahmani flet pas dy golave në Rumani: Stërvitem shumë me babanë tim, duam titullin me Rapidin

Albion Rrahmani ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Rapid Bukureshtit në elitën e futbollit rumun.

Reprezentuesi kosovar ka realizuar dy gola në fitoren e madhe 4-0 ndaj Steaua Bukureshtit, derisa një tjetër e shënoi Ermal Krasniqi.

23-vjeçari shkoi në kuotën e 13 golave në kampionat në 15 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Pas ndeshjes Rrahmani është shprehur shumë i lumtur me formën e tij, por edhe me tre pikët pasi duan titullin e kampionit.

“Ishte një lojë përrallore. Dua të falënderoj të gjithë fansat tanë. Ishte një festë për të gjithë ne, festuam së bashku”.

“Kam luajtur shumë mirë, kam dhënë 100% përpjekje. E merituam këtë fitore dhe gol diferencë, humbëm disa mundësi. Jam shumë mirë fizikisht, këmba ime është në rregull, do të bëj gjithçka për ta mbajtur kështu gjatë gjithë sezonit”, tha Rrahmani.

Rrahmani thotë se talentin në futboll e ka trashëguar nga babai i tij me të cilin stërvitet shumë.

“Fati im është familja ime. Trashëgoj talentin e babait tim, i cili gjithashtu ishte futbollist. Unë stërvitem shumë me babin tim. Mësoj shumë nga zoti Bergodi dhe mësova shumë nga trajnerët e mi”.

Ai foli edhe për partneritetin me Ermal Krasniqin, duke thënë se kuptohen shumë mirë me njëri tjetrin pasi kanë luajtur shumë bashkë.

“Sigurisht që do të luftojmë për të fituar titullin. Jemi në formë shumë të mirë dhe po luajmë futboll të mirë.Kam kaluar shumë kohë me Krasniqin dhe kjo më ndihmoi të kuptoja njëri-tjetrin shumë mirë”, tha Rrahmani.

të fundit

Horoskopi 25 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Financiarisht, prania e Venusit sugjeron një prekje kënaqësie, kështu që do të ishte mirë të balanconit shpenzimet me kursimin.…

3 hours ago

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh,…

3 hours ago

Situata me zjarrin në Delvinë/ Vihet nën kontroll vatra në fshatin Kalasë, flakët në Tatzat rrezikojnë të përhapen drejt zonave të banuara

Vatra e zjarrit në Delvinë vijon të jetë aktive, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha kullotash. Raportohet se aktualisht…

3 hours ago

“Urgjenca sot është të ndalet lu*ta në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar në një letër drejtuar Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Franca do ta…

4 hours ago

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të parakohshme ndaj seancave të Kuvendit, nga 27 korriku. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur…

4 hours ago

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 24 korrik me bisedimet përfundimtare në çështjen e vetingut…

4 hours ago