Categories: sport

Rossi: Hungaria, përrallë e bukur me fund të pafat

“Na vjen keq pasi ishim shumë pranë kualifikimit, që do të ishte diçka historike në kufijtë e të pabesueshmes”.

Trajneri italian i Hungarisë, Marco Rossi, nuk e fsheh hidhërimin për një mision të pamundur, që ishte pranë realizimit, me skuadrën e tij që bëri një ndeshje madhështore, duke barazuar 2-2 me Gjermaninë në Mynih, madje duke qenë në avantazh ndaj “Panzerave”, që barazuan me vështirësi. Hungaria, kundërshtari i Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, me të cilën do të ndeshet në shtator, bëri një europian vërtet të mirë, duke barazuar përveçse me Gjermanisë edhe me Franncën, ndërsa me Portugalinë pësoi gol vetëm në minutën e 83-të, duke dalë me kokën lart nga kompeticioni, ku, duke parë grupin ku ishte shortuar, shumëkush e konsideronte thjesht një viktimë të fatit.

Të lidhura

None found

“Edhe në përrallat më të bukura mund të ketë fund të pafat. Unë e di që teknikisht nuk jemi ndër skuadrat më të mira në botë, por sa i përket aspektit taktik dhe atij të luftës sportive jam krenar për skuadrën, jam shumë krenar që unë jam trajneri i saj”.

Ndërkohë, në krahun tjetër, mund të marrë frymë Joachim Low, që kualifikohet në 1/8 pas një skenari ku rezultatet deri në golin e barazimit e linin në vendin e katërt të Grupit F, teksa pas përfundimit të kësaj faze në vendin e dytë të grupit hedh menjëherë sytë nga përballja në raundin e radhës kundër Anglisë.

“Bëmë gabime, por luftuam dhe treguam një moral të jashtëzakonshëm. Nuk ishte një ndeshje për ata me zemër të dobët. Tani përballemi me Anglinë, në Ëembley. Do të jemi të mirëpërgatitur, këtë mund t’ua premtoj”.

të fundit

Vdekje tragjike në Perugia/ Muzikanti 55-vjeçar gjendet pa jetë në hotel, shoku i tij në gjendje kritike. Dyshimet e para për shkakun e ngjarjes

Një muzikant 55-vjeçar me origjinë nga Siçilia ka humbur jetën në një dhomë hoteli në qendër të Perugias, ndërsa kolegu…

2 minutes ago

Musliu kritikon BE-në për qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë: Po hesht për Beogradin dhe krimet e luftës

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, nga debati për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, reagimet e Bashkimit…

4 minutes ago

Ilir Beqaj pas lirimit nga paraburgimi: Afatet kishin përfunduar, më janë shkelur të drejtat

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për lirimin nga paraburgimi dhe caktimin ndaj…

12 minutes ago

LDK shpreh vullnet për bashkëpunim, por analistët dyshojnë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV),…

20 minutes ago

Temperaturat deri në 40 gradë në Maqedoni, ISHP rikthen këshillat për mbrojtjen e shëndetit

Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe aktiviteteve në natyrë midis orës 11:00 dhe 17:00, veshja e rrobave të…

21 minutes ago

Zjarret në jugun e Shqipërisë/ Era dhe temperaturat favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërhyn helikopteri

Prej mesnatës së kaluar, një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive pranë Palasës, duke përfshirë një kodër. Flakët…

23 minutes ago