sport

Ronaldo zgjedh tre skuadrat që ai mendon që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Cristiano Ronaldo beson se Manchester City ka një ‘mundësi të mirë’ për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, por ka emëruar edhe dy ekipe tjera si pretendente për të fituar trofeun më të madh për klube në Evropë.

38-vjeçari, pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin, ishte duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Globe Soccer Awards, kur i tha këto fjalë.

Të lidhura

None found

Ylli portugez iu përgjigj një sërë pyetjesh në skenë, ku mes të tjerash nuk harroi për t’ua rikujtuar të gjithëve se ai ishte golashënuesi më i mirë në botë vitin e kaluar.

Më pas, ai u pyet edhe për kalimin e tij në Arabi tek Al-Nassr, transferim ky që kishte shokuar gjithë komunitetin sportiv.

“Unë besoj se ata do të jenë në top tre ose katër në botë. Hap pas hapi, unë mendoj se ne do ta arrijmë atë. Niveli tani? Të jem i sinqertë, unë mendoj se Liga Saudite nuk është më e dobët se sa liga e Francës”, vazhdoi ai.

Ronaldo gjithashtu u pyet se kush mendon se janë ekipet që janë favorite për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ai tha se Manchester City ka një mundësi të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve përsëri, para se të emërojë Real Madridin dhe Bayern Munichun si favorit pas klubit anglez.

“Unë mendoj se Manchester City ka një mundësi të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve përsëri këtë sezon. Shpresoj që jo, por mendoj se kanë një një mundësi”, përfundoi Ronaldo./Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago