Kristiano Ronaldo nuk la vend për dy shime në planetin bardhezi.
Ai do të paraqitet rregullisht në grumbullimin e Juves më datë 25 korrik.
None found
Masimiliano Alegri e pret krahëhapur, po ashtu si edhe shokët e drejtuesit.
Kampioni portugezi në ditët e kaluara ka komunikuar me klubin dhe ka bërë të ditur padurimin e tij për t’u rikthyer në stërvitje.
Kushdo që ka komunikuar me 36-vjeçarin është i bindur për vullnetin e tij për të vazhduar qëndrimin në Torino.
Koherencë e dukshme, sidomos pasi edhe menaxheri Horge Mendesh i kishte garantuar besnikëri presidentit Anjeli në një takim të ndodhur dy javë më parë, pavarësisht se në ato ditë shumëkush ishte gati të vinte bast për largimin e Ronaldos.
SIRENA MERKATOJE
Kontrata deri në vitin 2022 e mban të qetë Juven, por me sheikët e PSG-së dhe Florentino Perezin në mes nuk i dihet kurrë. Na Madrid duan Mbapenë, të cilin francezët janë gati ta zëvendësojnë me Ronaldon duke formuar një ekip yjesh nën kullën “Eifel”. Sidoqoftë, vetë sulmuesi është i fokusuar te bardhezinjtë me të cilët kërkon të arrijë çdo objektiv të mundshëm. Titull e Champions janë synimet primare, por edhe trofetë individualë nuk snobohen nga një kampion që zakonisht u lë thërrimet rivalëve. Për të qenë totalisht të sigurt, në klubin bardhezi presin kthimin nga pushimet të Anjelit që do të vendosë përfundimisht pikat mbi “i” me CR7, por do të jetë një ballafaqim normal e nuk priten surpriza.
SI MESI
Në Torino do të donin që qëndrimi i Ronaldos të shkonte përtej skadencës së kontratës, e parashikuar për vitin 2022. 31 milionë euro, që së bashku me taksat bëhen 60, janë shumë edhe për një superfuqi si “Zonja e Vjetër”, ndaj nuk do të ishte çudi që rruga e rinovimit të gjendej nën shembullin e Leo Mesit i cili përgjysmoi rrogën për Barçën, por dyfishoi afatin e qëndrimit të parashikuar në Katalonjë.
Pas një kthese në pjesën e dytë të ndeshjes së Grupit J, lojtarët e Algjerisë mposhtën Jordaninë me rezultat 2-1…
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një lehtësim të përkohshëm të sanksioneve ndaj sektorit energjetik të Iranit, duke i hapur rrugë…
Grigory Nekhoroshev, gazetari rus që u bë i njohur pasi nxori në dritë lidhjen e fshehtë mes Vladimir Putinit dhe…
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme [...]Read More...
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një pagë të barabartë me pagën mesatare neto mujore zyrtare prej…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në…